”Narcisi dhe Gojarti – Histori e një miqësie” ( Roman) – HERMAN HESE ( Laureat i Çmimit Nobël ) / E përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani 


”Narcisi dhe Gojarti – Histori e një miqësie” ( roman) 

HERMAN HESE
*Laureat i Çmimit Nobël

Gojarti po rronte i rrethuar nga një mjedis i ri në atë qytet, dhe një jetë e re kishte filluar për djaloshin. Ashtu sikurse ajo krahinë e ai qytet, që e patën pritur me hare, ngashnjim e begati, edhe ajo jetë e re po e priste me plot gëzime e premtime. Megjithëse baza e trishtimit dhe e përvojës në shpirtin e djaloshit mbetej e paprekur, në sipërfaqe jeta po i ofrohej me tërë larushitë e saj. Për Gojartin nisi më e hareshmja e më moskokëçarësja periudhë e jetës së tij. Së jashtmi, ai qytet i begatë ipeshkvnor iu shpalos me të gjitha artet dhe gratë e veta, me tërë ato lojërat dhe pamjet aq të këndshme, kurse së brendshmi natyra e tij e porsazgjuar prej artisti po e mbushullonte me ndjesi e me përjetime të reja.

Gojarti s’qe nga ata artistë që zotërojnë vërtet dhunti të larta, por që s’gjejnë dot kurrë mjetet e duhura për t’i shpalosur. S’janë të paktë ata njerëz që kanë dhuntinë ta ndiejnë thellë e të plotë bukurinë e kësaj bote dhe të ruajnë në shpirtin e tyre shëmbëlltyra të madhërishme e fisnike, por që s’e gjejnë dot mënyrën për t’i sendërtuar këto shëmbëlltyra, për t’ua përcjellë të tjerëve e për t’u dhënë kësisoj një kënaqësi të veçantë. Gojarti nuk vuante nga kjo mangësi. Ai e kishte të lehtë dhe ndiente kënaqësi kur i vinte duart në punë dhe mësonte marifetet e imtësitë e zanatit, ashtu siç e kishte të lehtë që, në orët e lira të mbrëmjes, të mësonte te disa shokë si t’i binte llautës dhe si të vallëzonte të dielave në sheshet e fshatrave. Mësonte fare lehtë, ashtu si vetvetiu.

(HERMANN HESSE: “Narcisi dhe Gojarti – Histori e një miqësie”, Titulli i origjinalit: “Narziss und Goldmund – Geschichte einer Freundschaft”, Roman, 346 faqe.)

E përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s