Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR…

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na falin veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem për çdo vit e për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe të pastër të zogjëve…

© Dhimnica

 

PRITJE

Kjo verë e nxehtë,
ma dogji syprinën e kokës.
Duke të pritur ty,
kaq behare rresht
në plazhin e premtuar…

Ti s’ erdhe e s’ po vjen akoma!

Tani jam kthyer një qiri i ndezur,
por ende nuk kam rënë në koma…

Do të pres edhe më tej,
duke shndërruar kokrrat e qiriut
në kokrriza rëre të nxehtë.
Një ditë ti do të vish patjetër
e do të shtrihesh si atëherë
në plazhin e premtuar…
Por tashmë je shtrirë
mbi kokrrizat e trupit tim,
që janë duke vluar…

© Dhimnica, korrik 2017.

 

INTIMITET

Hyrë e qeshur ti në dhomën time,
hyrë nga dera, nga dritarja e tavani,
nuk më duhet ç’hoqe në ato mërgime,
unë dua erën tënde, aromë jargavani…

Hyrë…Hyrë e çelur në shtëpinë time,
hyrë në shpirtin tim, fshihu nën lëkurë,
bashkë do jemi në parajsën intime,
bashkë s’kemi për t’u zhgënjyer kurrë!

Unë për ty, po e lë hapur derën,
po i lë hapur dritaret e ballkonet,
ndoshta ti vjen e futesh bashkë me erën,
t’më çelësh sythët, duke prishur zakonet…

Hyrë me diellin, me shiun, hypur mbi një flutur,
ledhatomë në gjoks, zbuti krahët e egër,
unë do t’i puth sytë me lotët e turbullt
e s’kam për t’i ndërruar, kurrë me një tjetër…

Futu rreze artë në shpirtin tim,
ti fryma e munguar, ilaçi për shërim!

©Dhimnica

 

VALLË E KA SHKRUAR ZOTI ?!

Shumë lule,
shkëlqejnë çdo ditë në ballkonin tënd,
ndërsa unë ndjehem mirë kur ti del aty!
Bukuria jote po më tret e po më çmend,
vallë a ka shkruar gjë Zoti, për ne të dy?!

© Dhimnica

 

DASHURI E PJEKUR…

Ajo sapo kishte kaluar njëgjysëm shekulli,
po kaq kisha kapërcyer edhe unë,
në një qytet të vogël të gatuar prej diellit
e desh’ terezia të shkojmë për punë…

Ajo asnjë fjalë, asnjë fjalë edhe unë,
sytë u bashkuan me kordinata ventuze,
siç bashkohet qielli e deti, për gjëra të mëdha, për punë,
pastaj pa folur situata u ndez në zjarr e në shpuzë.

Qe e shkruar të njiheshim kaq vonë,
kjo s’ na pengoi të dashuronim për të gjitha vitet,
hëna na ruante te dritarja në ballkon
ne putheshim duke thyer të gjitha përrallat e mitet…

©Dhimnica Selanik, korrik 2017.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s