KANGA PËR MREKULLIN E ARTIT TEM / Poezi nga Kaltrinë Lohaj

Poezi nga Kaltrinë Lohaj

 

KANGA PËR MREKULLIN E ARTIT TEM

Dakikat e jetes teme
Po hecin si re t’lumnume
Bashk me secilen rrahje tânen,
Çi u nis drejt meje me ardh
Tuj mâ ngrî xhakin,
E tuj dhân frym jetes teme
A e din, çi po ma mush shpirtin zâni yt
Çi veç un e nî,
E nî, e mi mush skutat e mija
Çi vin ashtu kryenalt naper çillin e prarum Tuj m’permallu…

He, pra, oj e lumnueme:
– A pe nin çysh po merr frym trupi jem
E mrena trupit tem po frymon çenja jote,
Sikur don mem dal pa bâ zâ,
E me nryshue hapat çi un i kam nis!
A po i nin qysh po kersasin minutat
Si hapa t’vogel çi po vin
Tuj feshferit, e tuj bâ tak-tak,
Ku secila kersitje po ja merr lavdin detnave,
Se hija jeme krejt e harlist
Moti ja ka mârr nûrin zânave,
E me fill çeliki i ka lidh menimet
Mrena dhomes teme…

Tak-tak-tak,
Me floke t’shprishuna tuj e prek midisin
E me likuren e limume,
Un kam me shtrengue fort çarshafin
E kur njersa t’bâhet gati me rredh n’mes xhive
Kam me ja ngu un e para kângen çysh po ja nis
Mej dhân menimet,
Fjalt, lot,
E keshjet e dashnume
E kur t’i shtrengoj dhâmt fort heren e funit Ka me perfol
Me zânin tem e tânin, pa frym…
Miresevjen mrekullia e artit tem!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s