SHI MBI TOKËN E THARË / Tregim nga Ramiz Kuqi

SHI MBI TOKËN E THARË

 

Tregim nga Ramiz Kuqi

Pasditën e së mërkurës ra një pikë shi dhe , këtë e ndjeu toka e tharë nga një vapë marramendëse që kishte mbajtur këtë verë.A. doli në kopsht për të hequr barin e rritur në mes të rrënjëve të luleve, të cilat kishin nisur sërish të shpërthenin. I kishte ujitur gati çdo të dytën ditë duke treguar një kujdes dashurie. Lulet i kishte mbjellë në pranverë e shoqja, e cila kur i vinte motra nga mërgimi e kaplonte një nostalgji e paparë dhe, harronte lulet , të cilat kishin nevojë për dorën e saj. Duke mihur tokën , sepse ajo ishte çarë nga dielli, ai ndjeu në lëkurën e tij pikat e shiut , me një lehtësi të madhe…Vapa për një çast ia lëshoi vendin freskinë .Kur cingëroi telefoni, u dëgjua zëri i zemruar i Nimës:-Ku e ke lënë çelësin e shtëpisë?- i tha gati duke uluritur.
– Nuk kam çelës tjetër, veç këtij që e kam më vete.
-Po si të dal unë të pi një kafe?-vazhdoi ajo duke mërmëruar nëpër dhëmbë. Unë dua të dal me motrën.
– Është vapë ,- i tha me ton të butë A. Madje ti ke shtypje të lartë dhe dielli të bën dëm.
-Është puna ime kjo. Po çfarë të bëj unë tash?
– Asgjë. Rri në shtëpi e dil në mbrëmje. Atëherë bën më freskët.
-Pse nuk po vjen ti ?- iu drejtua ajo.Edhe disa ditë rri motra këtu dhe pastaj do të vij edhe unë atje.Unë i dua lulet, por e dua edhe motrën. Ajo çdo ditë shkon në bazen për t’u larë dhe ata u kënaqen. Ty zoti të ka lidhur me jetën malore,ajrin e freskët dhe , unë kam mbetur e mbyllur në shtëpi.
-Unë do të zbres në mbrëmje, pasi t’i ushqej bletët.Pastaj dalim bashkë për kafe. -Je mirë tash?- i tha rishtazi.
– Jam e zemruar.Sa herë mua ma merrni çelësin, si me qëllim.Djali ka ikur për në det, nusja ka ikur në shtëpinë e e babait Tebi shkon pasdite në shtëpinë e vet.Jam lodhur me punë. Puno këtu, puno atje lart ku je lidhur ti si kuplra për trup rrapit.Si e mbylli bisedën me Nimën, bëri një kafe turke dhe doli rishtazi në oborr. Qielli ishte mbushur me re të mllefosura dhe, matanë Kepit të Verës u dëgjua një bubullimë.Ndoshta shiu iku si në mëngjes andej .Era vinte herë e lehtë e herë dukej si e tërbuar. Derisa po e vëzhgonte qiellin, dy zogj fluturuan mbi oborr dhe u ngjitën në degën e një molle të vjetër dhe nisën të cicëronin.Disa xhinkalla lëshonin zë ankues për vapën e madhe.Përballë Kepit të Madh fluturoi një shqiponjë me krahë të gjerë dhe rrinte herë në një vend herë bënte lëvizje zigzake sikur po përcillte me sy diçka me vlerë në tokë.Pastaj me një shpejtësi marramendëse u fut pas qafës së Kepit të Shqipes, pas shpinës së gurëve ku u mblodhën fshatarët më 24 mars të vitit 1999, për t’i shpëtuar vdekjes.Kjo sikur e zgjoi me dhimbje A. Mornica iu derdhën nëpër trup. Kur u kthye ditën e dytë pasi u futën ushtarët e paktiit NATO,-nuk mund të besonte se asgjë nuk kishte mbetur në këmbë. Në oborrin e tij gurët ishin bërë stivë njëri mbi tjetrin. Atëbotë nuk dihej ende asgjë për fatin e njerëzve të zhdukur. Secili besonte se ata ishin gjallë dikund ose të strehuar në ndonjë cep mali a të shkëmbinjve të thepisur. Nuk i ndjeu lotët çurkë, të ngrohta valë që i binin nëpër fytyrë. Mallkoi barbarët.
Në oborr erdhi Lona dhe Nesa. Në dorë mbanin një pjatë me dy copë të prera pite me kujdes.Pitja është e ngrohtë.Pas një ore ato sërish u dukën. Të buzëqeshura, si gjithmonë. Kur i pa, A. hyri brenda, mori pjatën dhe ua dha. Nuk pati kohë t’u jepte ndonjë shqerkë dhe , u pendua pastaj.Murmurimë, bubullimë e shkpreptimë rrufesh gjithandej malit pas Qafes së Kepit. Edhe nga udha e Lugjeve, ku Fidi kishte ngritur një përmendore për babanë e vrarë nga serbosllavët komunistë, më 28.11.1945. Në vendin ku rodhi gjaku, njerëzit e gjakut bën një grumbull gurësh për të mos e harruar vendin e tmerrit.Po varrin nu ia mësuan kurrë. E kishin vajtuar dhe varrosur nëpër terr, vetëm antarët e familjes, të rrethuar me ushtarë e policë serbë.
Një ditë A. u nis për të përmendorja. Kur arriti te Kroi i Katundit, iu kujtua kumbulla e lartë ku ai me fëmijët e lagjes ngjiteshin deri në majë, pa frikë, për të marrë kokrrat e saj, të ëmbla si sheqeri. Po kumbulla nuk ishte më. Ishte prerë moti dhe, ai ndjeu nostalgji. Për njerëzit, shokët e brezit, kohën e ikur dhe një valë vetmie e përcolli deri të shtëpia e Nazit. Kur e pa, ai doli në rrugë dhe i tha se do ta shoqëronte deri te përmendorja. Kur arritën te bregu i rrëpimtë , ai u ndal për një çast. Shtriu shikimin drejt poshtë dhe tha: Këto akacie i mbolli im vëlla. Sa qenkan rritur ! Po nga ajo kohë nuk e mbolli asnjë rrënjë askush. Sikur të vazhdonte mbjellja në çdo pranverë, udha e asfaltuar nuk do të rrezikohet kurrë . Shiu që bie në pranverë mbledh gur e shkëmbinj dhe e mbush udhën me gurë të mëdhenj.
– Do të mbjellim në pranverë,- u shpreh A. Do të organizojmë të rinjtë. Hapësira e rrëpimtë do të mbushët me drunj , lule dhe uji do të disiplinohet.
– Është shpërbërë fshati,- i tha Nazi.Kur iku xhaxai im për në Tetovë, më thanë se njerëzit i përcollën deri te Lisi në Kodër , duke i lutur që mos të iknin nga vendi i lindjes. BIle edhe me lot. Ishte kohë kur njerëzit e donin njëri tjetrin më shumë se veten. Sot thuajse gjithçka ka ndryshuar. Secili është mbyllur në lëkurën e vet , ndërsa të rinjtë presin të ikin nëpër Evropë. Kohë pa kohë,- i tha Nazi. Kur dolën te roga e Rrënimit,lakuan udhën dhe u futën në një udhë lakore që i çonte drejt përmendorës. Ai u afrua ngadalë dhe, iu duk se humbi për një çast. U afrua afër dhe me ndihmën e Nazit të Besës e Nezës, u fut në hapësirën e rrethuar nga i biri.Nga i biri që nuk ishte më shumë se gjashtë muaj kur i ati, Izahiri u vra, u vra i lidhur me zinxhir në këmbë e duar . E thanë barbarët se kishte dashur të ikte. Një drithërimë iu dredh nëpër trup dhe ndjeu dhimbje A.
Në mbrëmje, kur muzgu zbriti mbi fshat, ai mbylli derën e oborrit dhe zbriti ngadalë nëpër udhën gjarpërore që të shpiente deri në rrugën kryesore ku po hapej edhe një horizont i ri i rrugës magjistrale.Një eskavator ishte ngjitur bri urës, në një shpat si marimangë dhe po gërryente gurët për të dalë në anën e kundërt të lumit. Një peshkatar kishte lëshuar nga ura kërrabën në lumë dhe po rrinte i mejtuar. Ishte zhytur në një botë që veç ai mund ta dinte. Ai kapërceu i heshtur, ndërsa ai ktheu kokën dhe ia bëri me dorë. Donte t’i thonte se po priiste një befasi nga fundi i lumit.E lumi vazhdonte të ecte udhës së vet, udhës së shekujve.Bri udhës ishte ngritur edhe një përmendore e vogël dhe aty valonte flamuri kuq e zi. Thanë se në atë vend, në kohën e luftës kishin gjetur dy kufoma të vrara.
Ishte verë e ngrohtë. Dielli sërish nxori kokën nga mjegullat, e çau atë cipë si me thikë dhe lëshoi rrezet gjithandej. A. vazhdoi të rrëmih tokën e ujitur për t’i liruar lulet. Era e luleve të kuqe, të cilat kanë formuar kurorë të bukur, të zinte hundët. Ishte një aromë e këndshme.

25.7.2017

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s