Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Dashuri në kohën e rrëmujës ( ELITË – LIBRI TRE ) të autores Jeta VOJKOLLARI 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Dashuri në kohën e rrëmujës ( ELITË – LIBRI TRE ) të autores Jeta VOJKOLLARI 

 

Titulli i librit: Dashuri në kohën e rrëmujës
ELITË – LIBRI TRE
Autore: Jeta VOJKOLLARI
Kopertina ballore nga artistja Dorjana Stana.

Pjesë e kompozimit “Ndjenjat e një gruaje”.

Përgatiti për botim : Roland LUSHI

Formati: 14 X 20.5

ISBN: 978-9928-223-86-9

© : Autorja

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Vojkollari, Jeta
Elitë-dashuri në kohën e rrëmujës / Jeta Vojkollari.
Tiranë : Ada, 2017.
Libri 3, 112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-86-9
1. Letërsia shqipe 2.Proza
821.18 -3

 

FRIKA E LUMTURISË

Adiola u përqafua me Martën, e cila kishte ardhur të përgatiste shtëpinë, e mezi priti ta ulte në divan e ti tregonte për jetën e saj interesante në Paris. Nuk haroi ti thoshte, mos e ki merak që nuk e ke parë Parisin, se nuk është kurrë aq i mirë sa Tirana. Domethënë, ti po thua që shqiptarët e pasur janë budallenj që një e dy, e i kalojnë fundjavat në Paris, I kish thënë Marta me të qeshur. Une habitem gjithmonë me të rriturit, ia kish kthyer Adiola. Bëjnë shpesh si majmunët. Imitojnë. Bëjnë kot. Mirë, mirë, se s’dua të të mbaj, e kish mbyllur ajo bisedën dhe e i kish dhënë leje Martës që të shkonte në shtëpinë e saj. Kur mbeti vetëm, mori Dian në telefon dhe ato shkëmbyen të rejat me njëra tjetrën. Të nesërmen, Dia e solli në shkollë me makinën e të atit, gjë për të cilën, Klea nuk do ti fliste Dias me gojë, për nja dy ditë të mira.
Lindit sa sa s’i pushoi zemra, kur hyri në oborrin e shkollës e pa Adiolën që po qeshte tërë qejf me Dian e Flavian. Po kjo paska ardhur? Kur paska ardhur? Si nuk më tha? Pse s’më tha? Ai donte ti fshihej asaj. Nuk donte që ajo ta shikonte. Më mirë të ikte. Të zhdukej që aty. Ai u kthye mbrapsh dhe pa u menduar gjatë e pa i thënë njeriu, u zhduk nga shkolla. Përfundoi në klubin e plakut.
-Vajza e mirë ka ardhur. -I tha atij, pa i thënë mirëmëngjes.
-Po ti çfarë bën këtu? -I buzëqeshi plaku. -Ik! Ik!
-Çfarë ti them?
-Çfarë të duash thuaji, por shko tek ajo. Ik!
-Nuk e di a bëj për atë. Më mbush një kampari.
-Dëgjo këtu, më dëgjo mua. Ti nuk ke nevojë për kampari.
-Bab, mos e bezdis klientin. – U dëgjua zëri i të birit, I cili po merrej me punët e tij në banak.
-Ik që ktu, nëse nuk do që çuni im t’më pushojë nga puna. – I tha plaku me zë të ulët dhe i shkeli syrin.
Lindi u kthye në shkollë vetëm disa minuta para se të fillonte mësimi. Pa parë majtas e djathtas, ai u sul drejt bangës se parë dhe u ul. Adiola, e cila tani po fliste me Billin e Armirin, u kërkoi të falur atyre dhe shkoi drejt Lindit. U ul në bangën e tij.
Në atë moment, Flavia i hodhi sytë nga Orli. Orli, i cili i kishte ngulur sytë Adiolës, ishte prishur në fytyrë. Flavia u ul në bangën e tij dhe e përkëdheli lehtë në dorë.
-Mirëmëngjes Orli!
-Mirëmëngjes, Flavia, – I tha ai dhe u përpoq të çelej në fytyrë. -Pse je bërë kaq e bukur sot? Je bërë si yll.
Flavia qeshi ëmbël. -E di, ma thua gjithmonë.
-Nuk ta kam thënë aq shpesh sa duhet.
-Si shkoi mbrëmë?
Orli u vrenjt. -Babi mori një telefonatë tjetër.
-U mërzit?
-S’bëhet më fjalë për mërzitje. I ka hyrë frika.
-Po ty?
-Edhe mua. S’jam marrë ndonjëherë me njerëz të tillë. Megjithatë e ka babi problemin. E ka dhuratë prej meje. -I tha ai dhe qeshi lehtë me ironi.
-Ka ardhur Adiola.
-E pashë.
-Nuk do ta takosh?

 

Jeta Vojkollari

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s