“Zonjëzemra”, vëllimi më i fundit poetik i piktores dhe autores Irina Hysi, botim i Shtëpisë Botuese “UET PRESS” mirëpret lexuesit në Panairin e Librit , Durrës – 2017.

“Zonjëzemra”, vëllimi më i fundit poetik i piktores dhe autores Irina Hysi, botim i Shtëpisë Botuese “UET PRESS” mirëpret lexuesit në Panairin e Librit , Durrës – 2017.
 
 
Dritëhijet dhe mesazhi i madh hyjnor që përcjell “ Zonjëzemra”
 
“ Pushtoje vdekjen time ëmbël
Mbështet shpirtin tim galaktikave
Në Antarktidën e përmbysur jashtë trupit “
 
Endja mes frymëzimit të thellë të autores Irina Hysi, intuitës poetike të saj , përshfaqjes dhe realizimit të imazheve pikturë, shoqëron shpesh kategorinë e gjithë artistëve që i zotërojnë këto lloj teknikash, si ridimesionim dhe formë shprehje me kodet e ngjyrimit “gjuhë universale” dhe shpirtin platonik “muzë”, e cila është përhërë në përkryerje, përherë në prekjen e kostelacioneve më të larta të vetë frymës krijuese, si dhe përherë në zbulimin e asaj nëndije , e cila fsheh mistiçizmin dhe antarktidat e përmbysara të vetë qenësinë tonë si formë arsye dhe ndërgjegjie. Strukturat poetike të ngritura, shtjellat përfshirëse, ndërthurjet imagjinare, ndjesitë e përtejshpirtshme, surrealizmi si koncept dhe postmodernizmi, irealiteti, format abroguese, tejçimet fluide gati, gati të papërceptueshme, metafizika si njohje e thellë dhe përsosje e mendimit, përbëjnë diskursin e gjithë vëllimit poetik “Zonjëzemra” .
 
Agron Shele, shkrimtar
 
 
 
Irina Hysi
 
Fjala e autores
 
JU FALENDEROJ, JAM MIRËNJOHËSE GJITHË SA NDIHMUAN PËR BOTIMIN E LIBRIT FALENDEROJ Z.HENRI , Mario Çili
FALENDEROJ ATA QË E BLENË LIBRIN DHE MË KËRKUAN AUTOGRAF, DHE ATYRE QË PRESIN.
 
Ndihem e privilegjuar t’ju ftoj për të për të shërbyer juve i dashur lexues, si një gotë verë librin tim të ri “ZONJËZEMRA” ndoshta dikush që është i etur, si unë, ky libër pretendon për të dëgjuar mendimin tuaj vetë zërit tuaj, e në qoftë se nuk pajtoheni me të, thjesht mbyllni librin.
Fuqia ime imagjinative udhëheq vizionin tim, kam lindur me poezinë.Jam e dërguara e hyjnive, do sjell fjalën e perëndive, në të gjitha kohërat e njerëzimit çdo mbret kish afër një poet të zotin, mbreti im është ai që ndjej unë në zemrën time, dashuria ime e madhe që unë do luftoj për këtë qëllim pa u lodhur duke i shkruar.
Ju miq të dashur kush më lexon din mirë
Fjala ime është angazhim për veten, një thirrje për liri të brendëshme, të menduarit e gjuhës time në të gjitha format e saj.
JAm vetja në lëvizjen e mendimit, rrënja ime e pemës kominikuese në shoqërinë e sotme moderne.
Udhëheqë shpirtin tim në të vërtetën, duhet të sjellë veprën time “ZONJËZEMRA” mbi një kërkim pyetës për kuptimin, e cila gjen veten mbi rregullat abstrakte të jetës sociale.
Zemra ime mban thesaret e fshehura në heshtje, mendimet, shpresat, ëndrrat, kënaqësit”, lidhet ngushtë me funksionin emocional, percepton botës reale vizionin e brendshëm për kuptimin e të vërtetës, zhurmën e shpirtit, e përjeton botën në cipë filtruese dhe metamorfozë të vërtetë.
Ky libër transformoi botën time metafizike përtej, në një peisazh të brendshëm dhe ideal, ku ju do e vëzhgoni.
FUQIA, ajo lindi magjine e avrës duke rritur mua si NJERI .
Jam një Imagjinatar Ideal që banon mes një konceptimi individual por që udhëzoj ta lexoni i dashur lexues, të fantazojmë botën e realitetit, nën një Diell jashte e brenda vetes , si një e vërtete transhendente.
Ju përshëndes i dashur lexues me një poezi të findit këtij momenti.
 
 
Udhëtimi im nëpër labirint!
 
“Udhëzomë në ëndërr” Imagjinatar,
me magjinë e fjalës, kodet e tua?!
Eja projektojmë të njëjtë osmozë…
Zgjomë o ëndërra ime reale- ireale?!
Oh ti shushurimë pëshpëritjesh pafund…
Ti dëshmitari im më i vëmendshëm!
Ti univers shenjash prej fryme në frymë.
Ti i kulluari i kohës, kuptomë ti lexues.
Unë jam një pemë” e gjelbër shprese.
Ah ti shpirt i shpirtit tim, besoje,,,
Ti që m’ngjeth’ m”trazon, m”shpik në kohë!
Rrënja ime e të vërtetës; Ar”gjeth…
Jam e dërguara e hyjnive, fryti yt…
Erdha, për të kuptuar mirë veten, ty…
Çfarë jam unë?
-Ti, je Ai në unë, ku dua të gjej, jam e etur.
Uji im i bekuar.
O dashuria ime e madhe!
Ndoshta ti nuk do zgjohesh kurrë, por…
Ishe e do jesh pasqyra ime…
Ku gjeta veten!
Udhëtimi im nëpër labirint!
 
Marrëdhënia me poemat e librit mban kuptimin e fshehur surreal -abstrakt lëvizës drejt së vërtetës, aty e qeveris veten në analizën e gjendjes nga ku ndodhemi.
Libri e fsheh arsyen thellë por, fton juve i dashur lexues për të shijuar ushqimin tim poetik në substancë emocionale aktive.
Shoh qartë vetëm me zemër dhe pse e padukshme për sytë është një kërkim metafizik imi, një lartësi e brendshëme, e padukshme e cila m”ndërmjetëson dhe sugjeron realitetin e padukshëm Universal ku gjithsecili dyshon.
” Ky libër lindi nga një dashuri e madhe, çelësi i librit është përmbajtja e mesazhit, është një përgjigje ndaj botës për të komunikuar, me veten, me JU, e cila endet qiell-tokë, e mbyllur, e paprekur, ulëritëse në heshtje.
VETJA!
Me vlerën që i jep kuptim ndërgjegjes njerëzore, jep frymë, thërret ajrin, shpirtit tim i flas si e vetmja mënyrë ku gjej zgjidhjen, për të kapërcyer jetën tonë, të shkojmë asaj përtej.
 
 
KUSH LEXON, LEXOHET DHE DO LEXOHET
 
FALENDEROJ GJITHË ATA QË E DUAN DHE DASHURUAN POEZINË TIME DHE E KANË BËRË FRYMË NË POEZINË E TYRE JETIKE, JAM E LUMTUR MADJE!
 
© Irina Hysi
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s