POEZI E NJË REFLEKSI TË HOLLË PROTESTUES ( Recesion rreth  vëllimit poetik ” Brigjet janë duart e mia” të autores Xhemile Adili ) / Nga: Astrit Memishi

POEZI E NJË REFLEKSI TË HOLLË PROTESTUES

( Recesion rreth  vëllimit poetik ” Brigjet janë duart e mia” të autores Xhemile Adili ) 

 

Nga: Astrit Memishi

Poezia e poetes Xhemile Adili reflekton një realitet të vështirë, të hidhur, të pasigurtë, dramatik. Është poezi e kondicionuar nga pikëpamja kritike egjërave, nga përvoja e të vështruarit me sy poeteje në lëvizje prore, duke kërkuar të bukurën në natyrë e jetë, duke kërkuar besimin dhe karakterin e krijuar përmes punës, duke kërkuar kënaqësinë në frytin e arritur, duke kërkuar dhe të gëzojë fitoren.

Ështe dhe foto artistike, të hedh para syve atë, prek më gishtërinj lulen e çmuar, hap buzët e saj dhe të duket e gjallë, ndjenë gëzim që dhe ti e prek dhe do e kesh në dorë. Është përbetim i lidhjes, kod dashurie, kriter jete, nivel vlere. Është poezi e ndjerë thellë. Është përshkënditje trupi më të ëmbël të vetë muzës, si hidhet plazhit të ëndrrës më të artë, larë arit të rrezeve të virgjërisë së artit.

Poezia që shkruan poetja Xhemile Adili është tip i integruar në gjithë poezinë e sotme shqipe, e lidhur me atë, e ngjashme me atë. Është varg jo i gjatë nga rrokjet, por me kondenzim përmbajtësor. Është mjaft i fuqishëm, i pakompromis; nuk fal fajin e shtypjes, nuk fal shkaktarin e mungesës së hapësirës.  Është refleks i hollë protestues. Shtohen Brenda këtij refleksi bukuria e fshikullimit me kamxhik. Ky varg, ky tip poetik i kësaj poeteje ndjenë thellë, nuk harron, gjakon. Është poetikë pasioni, poetikë e shtjellimit modern, nuk ka ngarkesë zgjedhjeje të figurës dhe fjalorit. Nuk ka mundim të ndjesisë, i thotë gjërat hapur, nuk kursen, nuk hesht, nuk ndalet, nuk ulë nivelin dhe stilin. Edhe në vargjet e fundit të ciklit të dytë prapë fuqia shprehimore dhe thurrja e vargjeve kanë dinjiitet, nivel, mesazh të fortë, figurativitet mbresëlënës. Është poete që ka ide të qartë, e di çfarë do, jep pamje deti dhe moli pranë, pamje valësh dhe dallgësh, e fuqizon ritmin, gradacioni është elokuent, tingullimi muzikal ndjehet lehtë. Ka bindjen e shtrimit tematik, ka besimin e shtjellimit, ka narracion të këndshëm.

Ndarë në dy cikle, “Hëna t’më qëndrojë pranë”, “Dielli lind përsëri”, bëjnë gjithsejt 30 poezi, të cilat veprën e poetes Xhemile Adili, “Brigjet janë duart e mia”, e bëjnë krijimin më të dalluar të veprimtarisë botuese të deritashme të saj.

Fuqia përmbajtësore dhe realizuese është e veçantë. Ajo do të potencojë me një ironi gati të pavërejtur edhe alegorike e ca sarkastike:

“Po të kisha njëqind e një sy

Nuk do të shihja akoma dhe më hiç”.

Por në rastin tjetër pena e saj vjell gjak, ka dhembje të madhe, insiston, kërkon të hiqet perdja dhe të shihen gjërat.

 

Xhemile Adili

Mbretëron bindje se vargu ka mison shumë të lartë. Poetja ka urtinë e drejtuesit të vlefshëm, poezia edhe kryen rolin e saj. Ja pse tipi i tillë poetik është një nivel i pakrahasuar i vetëdijes, sepse e di tepër mirë se fjala e thënë me përgjegjësi të duhur, ka kuptim dhe gjithë kjo edhe e krijon mesazhin e pritur, por krijon edhe pamje te bukur, ka ngjyrim të këndshëm :

“Do ju përvëlojë errësira

Në trupin tuaj, o të uruar”!

Është edhe në poezinë e kësaj poteje, por është edhe në këtë vepër pjesa më e bukur, kur rrahet tema e dashurisë. Në rastin e tematikës së tillë, poetja është në elementin e saj krijues, është e realizuar më së miri. Tema e dashurise, taman si në rastin e poetëve më të mirë, ka domethënie që bëhet e vlefshme dhe tërheqëse për secilin krijues. Kjo temë në këtë vepër është pjesa që e rritë shijen e të krijuarit dhe të ndjeshmes tek lexuesi. Bëhet një zë karakteristik që përfaqëson një jehonë të të gjithëve, kurse krijuesen e shndërron në në autenticitetin e individualitetit. E tregon prirjen e saj më të arrirë që realizohet në tematikë të tillë:

“Me ty pushtoj botën,

Sa herë në stinë.

Pa ty mbes breg

Pa njeri të gjallë mbi”.

Duket një luftë për emocionin, idenë, ëndrrën e të jetuarit në pasionin e tamam identitetit dhe krenarisë që je njeri. Tema edashurisë qëllon në shenjën hyjnore, se pa të – nuk ka vullnet që mund të bindet dikush në mos je duke jetuar. Është një vrerë si ujëvarë, një protestë që nuk guxon të shkilet syri për atë që sheh, as zemra për atë që përjeton. Është indi i vlefshëm karakteristik i kësaj poeteje, kurse poezinë e saj e ngritë në nivele të larta të realizimeve tematike të tilla:

“Në ty gjej veten,

humbjet e plagët e mia.

Jemi tok në udhëtim.

Si lumë e det, tokë e qiell.

E vetëm në një pikë

do takohemi përherë:

Rruga jote do të shpjerr zemrën time

atje tej kodrash të liga

E unë do vazhdoj të pushoj, e qetë,

e bujshme zemrës tënde.

Të kërkoj: O, rrugëto hapsirave të gjëra

të jetës që dua,

Dhe atëherë kur unë do jem,

se gjithherë – më e gjallë”.

Vepra, “Brigjet janë duart e mia”, me realizime të nivelit të tillë, e bënë këtë poete me vlera të dukshme dhe këto poezi me identitet fare karakteristik. Poezitë e arrira kështu dhe këtu, do ta kenë një vend të duhur në poezine shqipe dhe kjo do i jepë dorë poetes të besojë se, duke qenë në rrugën e duhur të të shkruarit kësisoj, do mund të trasojë akoma dhe më me bindje krijimtarinë e suksesshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s