Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Der në fund
 
Erërat, që fryjnë për këtej,
detin e mendimeve ma turbullojnë,
këtyre brigjeve tek rri,
ku dielli më djeg e më përvëlon .
 
Hapësirat, janë më shumë të gjëra,
se sa unë, i mendoj .
Zgjerimet, kanë marë të tjera përmasa,
që llahtarisht, nuk i besoj .
 
Ndodh me njeriu befasia,
në çdo lëndim a rrahje ere,
në çdo përkitje të lëkurës,
ku ndodh përmbysja, brënda teje .
 
Dhe ndodh, përmbytesh, krejtë pa pritur,
nga një gjethe, kur era e mer.
E shkëput nga trupi yt,
pa e ditur sa të dhemb .
 
E ndodh, ashtu e gjithëpërmbytur,
në brendësi, pa fund, pa anë
e qetësisht e sheh përmbytjen
e qetësisht, i rri mënjanë .
 
Do mbytesh, ashtu brëndësive,
si i pa mbrojtur në furtunë.
Do shohësh, si të kullon trupi,
do ndjekësh rrjedhat, der në fund .
 
 
 
Deti
 
Amfora të lashta, vazo qeramike,
udhëtime detarësh, nga njeri kontinent, në tjetërin,
fitore dhe tradhëti luftëtarësh,
do t’i gjeni të gjitha, në fund të detit .
 
Deti, ky konservant epokash,
mban me kujdes, në gjirin e tij,
histori, të fshehura, me idenë e harrimit,
ose kohë, të mbajtura, në errësirë .
 
Më kot, nuk më tundon, të tërën,
o det, kur bie në qetësi .
Ti ke një botë të tërë në vete
edhe pse dukesh, sikur rri .
 
 
 
Qetësitë tona
 
Qetësitë tona, burojnë nga liqene malorë,
ku ujërat e dinë si kalohet, për tek deti,
ku rrjedha, ka shekuj që udhëton,
në det, nga liqeni i heshtur .
 
Rrënjët, janë siguri e thellë .
Shekujt, janë koha që shton sigurinë .
Ne, tashmë i njohim milimetrat dhe miligramët e huaj,
kur në rrugë, na ndërhyjnë .
 
Ne , qetësisht i shpërfillim,
se ç’është e jona nuk mpaket .
Rrugët tona, kanë qetësi ujërash të kthjellëta
dhe siguri shtratesh .
 
 
 
Fjalët
 
Mermi fjalët, hapësirë e bukur !
Përcillmi, horizontit atje !
Do t’i lexojnë dallgët, pastaj
e do t’i zbërthejnë deri në dej .
 
Në e shihni detin që ndizet
e gjëmojnë dallgët përmbi të,
do të të thotë, kanë lexuar fjalë,
nga ato, që të çojnë, në këmbë .
 
Në e shihni detin qetësuar
edhe rri i heshtur, i pa zë,
do të thotë, ka lexuar fjalë,
që qetësojnë dhe ujërat, nën të .
 
 
 
Nata e fundit
 
Nata e fundit e korrikut,
me gjysmë hëne përmbi sup,
e sheh botën me mëdyshje,
të ik, a të rrijë këtu ?!
 
Me gjysmë mëndje, me gjysmë zemëre,
me gjysmë ngjyre, hënë e zbehtë .
Me fytyrën e një të sëmuri,
që jep e merr .
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s