Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

E DIEL HIRESH, EVË..

As të shoh
as dëgjoj zërin tënd.
Evë, ku je?
“Jam buzë lumit,
në lindje të kopshtit, Adam.
Vura kezën në kokë!
S’e ndien?”

Ah!
Sot është e diel,
e diel hiresh, Evë…

 

GINKGO BILOBA

Ajo,
e vetmja e familjes është
nga lashtësia veshur mitesh
me shkëlqim drite vjen
në kopshtin tim rrënjë lëshon

në dysh i ndarë gjeth i saj,
-si vargu im dhe unë,
një frymë…

qiellin trup i saj pushton
degë e saj ajrin
me hapin sigurt, si një zonjë e rëndë
këmbë e saj shkel në t’zemrës sime tokë

unë vdeksha po s’i mora erë
çdo fije gjethi n’çdo stinë po s’i putha
po s’hëngra frytin e saj përrallor

në tempull të Shën Mirit, në mua
përherë e shenjtë
ngjyra drite derdh

e vetme,
sjell shpirtin, gjakun e lashtë sjell
Ajo
harresën braktis,
hyjnueshëm
në kopshtin tim gjelbëron

Ginkgo Biloba,
ëmbël ushqen jetën.
Ah!, kjo Ginkgo Biloba

 

MOS HARRO

(sime bijë, Jehonës)

Po deshe të kuptosh se ç’është liria
më parë mblidh në shuplakë
të gjitha gjymtyrët e trupit tënd
dhe do mësosh se me një zell të çmendur
përsoset gjenocidi

“Atdheu vazhdon të sorollatet me një pamje idioti në fytyrë”.
Ji e urtë!

 

***

Ja ku jam,
Helenë,
jam unë,
me gjuhën nën dhëmbë
e sytë plot ëndrra.
Ti nuk je vdekatare si gratë e tjera
mollën për ty e solla.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s