Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Balada e Vjosës” të autorit Skënder Laze

 
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Balada e Vjosës” të autorit Skënder Laze
 
 
Titulli librit:Balada e Vjosës
Autor: Skënder Laze Trebeshina 
Redaktor: Bledi Ylli
Korrektor: Alma Zenellari
Kopertina: Alketa Bercaj Delishaj
Ilustrimi: Pascal Campion
Botimi i parë, 2017
 
Roland Lushi
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autoritShtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2017
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA
 
TE GJITHA LIBRAT E SHTEPISE BOTUESE ADA
GJENDEN NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE
 
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Trebeshina, Skënder L. Balada e Vjosës
: poezi / Skënder L. Trebeshina ;
red. Bledi Ylli. – Tiranë : Ada, 2017
144 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-21-5
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
 
Pak mbi poezinë e Skënderit 
 
Skënderi i Trebeshinës, miku im i mirë vjen për lexuesit me vëllimin e tij të tretë BALADA E VJOSËS. Troket në derën e poezis këtë rradhë më i sigurt se kurrë. Në dy vëllimet e mëparshme që unë personalisht i kam lexuar me një frymë Skënderi fitoi ‘’unin’’ e poetit. Krijoi atë që quhet stil poetik.Dhe po më atë stil vjen sërish këtë rradhë më i pasur me metafora, figura letrare etj. Duke filluar nga sonetat katërvargëshe, lirikat e dashurisë, poemtha epigramesh, poema sociale etj do vini re një poet realist që flet pa u druar. Nuk fshihet pas metaforash dhe pse janë të shumta, përkundrazi bëhet më i qartë në atë që do të thotë…Liberalizmi i fjalorit në poezi shumë herë e dëmton atë, por tek poezitë e Skënderit do vini re një liberalizëm modest të gjuhës sonë të bukur. Një dialekt Përmetar që për mua është mahnitës.
 
 
Skënder Laze
 
Në këtë vëllim do ndesheni me mallin e poetit që menjëherë do bëhet i juaji, me erotizmin poetik të tij që vrullshëm do ju rrëmbejë në udhëtime fantazie pa fund. Do përballeni me dëshpërimin e tij dhe do bëheni një me të. Me mllefin e tij për padrejtësit që ndodhin përditë mes nesh dhe ne shumë herë i anashkalojmë. Me patriotizmin e tij patjetër që dhe ju do rrëmbeheni. Me pak fjalë do bëheni një me poetin.
 
 
NË SYTË E SAJ DIGJEN YJET 
 
Fluturojmë galaktikave të pafundme,
herë me ëngjëj, tjetër herë me djajë .
Ca yje digjen prej puthjes së buzëve,
të tjerë shuhen brenda syve të saj.
Në sytë e saj digjen yjet…Një strof e marr nga njëra nga poezitë që kam veçuar.
Kjo poezi mbushur metaforë shpreh dashuri duke bërë krahasime me epitete që vetëm një poet mund ti përcillte kaq bukur. Fluturon njeriu galaktikave herë me ëngjëj herë me djajë. Ky është realiteti që ne njerëzit dimë mirë ti fshihemi, por ja që vijnë poetët dhe na e nxjerrin përpara.Dhe ne marrim librin ulemi diku, fshihemi dhe jetojmë me mëndje ato që shumë herë s’mundemi realisht !
 
 
 
HESHTJA E SAJ 
 
Me heshtjen tënde, zemra ime hesht rrahjet,
s’di si jam gjallë, kur regëtim s’kam në zemër.
Me frymën e fundit, me të fundit grahmë,
shpirti del njëherësh, me tëndin emër.
Heshtja e saj. Poezia që më tërhoqi menjëherë sapo lexova përmbledhjen poetike të Skënderit. Nuk di si jam jam gjallë kur regëtim s’kam në zëmër thotë poeti… E kujt nga ne nuk i ka ndodhur? Si mund të shprehej më bukur, më larmishëm ndjenja e nostalgjisë për një dashuri të humbur? Shpirti del njëherësh me tëndin emër … Mahnitëse ! Kjo poezi e them me bindje i përket çdokujt. Do doja të flisja për ZONJËN X , por atë e di poeti dhe ju që do ta lexoni patjetër do e lidhni me X-sat tuaj dhe do të buzëqeshni lehtas kur të jeni në faqen e asaj poezie …Të flas për SYTË E MISTERSHËM apo për REFRENIN E TAKAVE ? Për VJESHTËN e poetit e cila ka shi, shumë shi, por pa harruar ylberin që del pas tij.
Malli me peshën e Trebeshinës dhe nostalgjia që poeti ka për vendlindjen dhe njerëzit e dashur e shpreh në një dialog me Vjosë nga ku merr titullin dhe vëllimi poetik,
 
“Vjosa me rrymë të rrëmbyer
Lumi me ujra të kaltëra
Ta dish çkam për të t’rrëfyer
Do të kthehet rrjedha mbrapa!
Të t’rrëfej mallin e zemrës
Për nënën time të shtrenjt
Do të t’shkrijnë grimcat e rërës
Rrjedha do të t’meket krejt! “
 
Midis shumë gjëra që do lë pa thënë për poezinë e Skënderit( pasi është e pamundur në dy flet ti them të gjitha) nuk dua të anashkaloj optimizmin në vargun e tij. Dhe poezit që i thërrasin nostalgjisë nuk harrojnë notat e optimizmit që çdo njeri i ka nevojë…
Dua të shpreh kënaqesinë që mu dha mundësia të them dy fjalë për poezinë e Skënderit mikut dhe kolegut tim të shpreh publikisht mirënjohjen dhe respektin që zotëroj ndaj personit të tij. Jam i bindur se vëllimi poetik BALADA E VJOSËS do jetë i suksesshëm dhe sapo t’ju bjer në duar do ta lexoni me një frymë!
 
Bledi Ylli
 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s