Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Mon amour

Mbas rrebesheve të duerve tueja,
fle paqja,
në jastekun e djegun ku s’pushojmë asnjiherë.
Ti vjen i ngrohtë,
n’hovin djaloshar kalon kodra,
lugina,
vetëm malet të ndalin vrullin e pllambëve,
tue ti ngjit buzët,
dersa fryma mbet peng i qiellzës,
fytit e thithkës.

Mon amour

fle mbi supe , andrra e zdeshun prej nesh,
ramë në tokë si farë,
lindun bimë,
filiz….jeta rrah qysh se ke ardhë…

Mon amour

A të kam thanë se përbahesh prej meje?
A e ke pa kur s’jam, je natë pa hanë,
pemë pa rranjë në pragjet e qytetit tem?!

Ah mon amour,
lëkura më bjen sa herë shkon,
e mbledhi jargët tueja me shëru plagët e buzëve.
Mundem me të rrëfye që jetoj
aq sa zgjat akustika e nji puthje…

 

***

N’viskamë të Drinit,
jam grueja e veshun n’ujë,
prandaj duhesh me m’drashtë
s’vi asnjiherë lundrueshëm por vertik,
se koha asht e vdekjes, e dekiku i marrisë!

 

Nesër

Jam mendu për krejt ” nesër”
që pata,
për çdo nesër që nuk mbërriti kurrë
në stacionin tem,
për çdo nesër që nuk zbardhi e më zbardhi.
Për ato nesër që mbërriten sot.
Kam mendu edhe për ty,
që ndoshta të du deri
nesër…
Por mos më beso,
unë vdes për të sotmen,
çdo rrudhe e buzës teme quhet “tash”.

 

***

Ik,
ik pa e kthy kryet,
mos më shih me ata sy që ma zgjojnë
Dashnine,
ik në pakthim…

 

“Një gru e lirë është e kundërta e një grueje të lehtë  
 – Simone De Beauvoir”
2016

Jam mkatarja e heshtjeve të vogla,
zoje e shalëve te mia,
që zhgrryhet në nji shtrat,
me të njëjtën aromë a hije vetmie.
Jam e tmerrshmja,
që me vdekje nê zemêr imagjinoj trupa të epshëm.
S’kam frikë me thane fantazinë e paskajshme.
Ani pse për ju jam” kurva ” orëve të vona,
që s’din ç’shije len nji puthje dashnori.
Qeshi me të tane,
me mendimin që ju kam lanë,
krejt vetja jeme asht dashni puro.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s