Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
ETJA
 
Përse ta shikoj venitjen tënde vajzërore ?
S’kam ankthe dhe sulem pas trupit tënd
E asgjë nuk më kthen te pendimi, s’kam droje,
Ndërsa thith nektarin e joshjes, i pamend.
 
Pastal eliksirin e gojës tënde i paqetë,
( oh, joshje ! ) qartë , etja s’ma toleron
Duke parë lëkuren tënde, si hëna të zbehtë,
Një det perbindësh gjakun ma trazon .
 
Vampiri jam i gushës tënde i magjepsur,
Teksa ndjej damarëve vershimin si zjarr,
Që mizorisht më ndez vesin më të vjetër
Nuk mundem ti largohem etjes , jam vrastar !
 
 
 
Ngrini gotat shpëtimtare
– motiv
 
Oda e madhe e shtëpisë, plot me burra në radharë,
Ngrihet shpirti i njerëzisë nga ahengu nëpër erë ;
Çohu Sheh i ngatërruar, lëviz turben dhe hidh valle
E na thuaj në këtë botë, ç’është e shenjtë dhe e vlerë !
 
Hop ! Në këmbë i ngacmuar, mjekërbardhi i ururar,
Hedh ca hapa lozonjarë dhe ngre kokën si një sfidë,
Pastaj sytë e përhumbur me shikim të mjegulluar
Kërkojnë kreshtën qiellore, ku blatojnë perënditë.
 
Tund shaminë, e lezeti kur merr këngën sqimatare
“oh, vellezër,miq dhe shokë – e dampe, e dumpe, o baba ,
Hani ! Pini ! Mos nguroni ! Ngrini gotat shpëtimtare
Se për Zotin dhe Allahun, si kjo jetë tjetër s’ka”.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s