Poezi nga Oltjona Selamaj

Poezi nga Oltjona Selamaj
 
 
Prekma shpirtin…!
 
Me një fjalë, puthje
Buzëqeshje, paqe…
Lule manushaqe…
Prekma shpirtin.
Me mirësi, ngrohtësi,
miqësi, dashuri…poezi…
Me shikim…
Prekma shpirtin.
Prekma, prekma shpirtin…
Me një surprizë, melodi
Film, a komedi…
Ç’ te mundesh, gjithëçka di…
Prekma shpirtin.
Më duaj, si i marrë…
Më duaj, pa më parë…
Pa qarë…pa u vetvrarë…
Më duaj, thjesht më duaj…
Prekma shpirtin ëmbël…
Siç di ti…
Ai të përket…
T’ a dhurova, t’ a duash vërtet
Ta mbash ngrohtë…
Të kujdesesh për të, ti vetë…
Dëshpërimisht, magjepsur…
Sot, nesër…
Përjetë…!
 
 
 
Trëndafil nē shi…!
 
Mikja ime, me emër mbretëreshe,
Jeta të sulmoi, me një mijë e një rrebeshe.
Si trëndafili i bukur, shpirti yt shndrit.
Ti mikja ime, që lotet, në rënie të ”ngrinë” .
Të vunë epitete, të dhanë nëpërkëmbje
Ti shndrit, ende, bukur si trëndafil.
Ti je e bukur, je TRËNDAFIL.
Ti mike zemre, që rreh në çdo dhimbje
Mbretëreshë Ilire, me zërin bilbil.
Ty, të këndoj, të përkund me endje
Ty, o i shiut të jetës:Trëndafil.
Ti mike, ëmbël, fsheh çdo hamendje
Por, do të vijë në ndihmë, Zana e orës së mirë.
Ti je e bukur, plot nur e endje,
tek ti, shoh vehten, të ripërtërirë.
Tek ti, “trëndafili i shiut”,
dallimin bën, mirësia e shpirtit të dëlirë.
Tek ti, vetë frika: guxim, në gdhendje
Tek ti, fle shpirti i thjeshtësisë,
së robit të mirë.
Ti, mbretëreshë, e gjithë bukurive
Ti, trëndafil plot jetë…
Ëngjëllore, mes akullit-mbirë.
Ty, ta thura poezinë e shpirtit
Se i adhuroj shpirtërat e mirë
Ti o trëndafil, gjembat e të cilit,
në zemrën time, çuditshëm,
kanë bërë birë.
Ty, të dedikoj një mijë e një bekime.
Për ty përjetësia, tapet të kuq ka shtrirë.
Ti, trëndafili më i bukur i bahçes
Je dhuratë ëngjëjsh …!
Dritë, në errësirë.
 
 
 
Ujëvara e shpirtit…
 
Ujëvara e shpirtit, pikon flutura lirie
Loti i saj, kristal lumturie
Shpirti i dëlirë, kult i përjetësisë
Askush, mos t’ a ndalë
ujëvarën e mirësisë…!
Lulet e shpirtit, ngjizje madhështie
Bekim ngrohtësie, pikojnë papushim
Ujëvara e jetës, grimca dashurie
Loti, bëhet flutur, ringjallje për shpëtim.
Flutura e lule, më dalin nga shpirti
Ujëvara e njerëzimit, rrjedh nga syri im
Mrekullisht shpërthyer, notat e trishtimit
Me shpresën mbërthyer, në udhën pa kthim.
Në fllad lumturie, shndërrohet krejt dhimbja
Ujëvara e shpirtit, rrjedhje në amëshim.
 
 
 
Të jem…!
 
Dua të jem ujëvarë
Në agimet, e ditëve të mia…
Të jem freski,
për çdo shpirt të etur…
Përjetësi kaltëroshe…
Rrjedhjes sime,
t’ i ndihet melodia…
Pas qiellit, symbërthyer…
Ëmbëlsisht, dashuruar
Të vijë, të më gjejë poezia…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s