Poezi nga David Boseta

Poezi nga David Boseta

 

***

… pastaj vjen ajo orë e vonë e natës
ku mendimet mbyten në një gotë dëshpërimi
vetmia lakmitare e pi ate ngadale
si pijanec zhytur nën avuj trishtimi

më kot përpëlitesh në krevatin bosh
krevati-binjak i shpirtit të zbrazët
ajrin nëpër natë kërkon ta perqafosh
por më kot, asgjë nuk mbetet kur rrok krahët

e ndjen vetminë që ti kreh flokët me gishta,
duhmën e alkoolit ndjen buzëve te saj
ndërsa më kot mundohet të të vërë në gjumë
me një ninulle klithjesh pa melodi, pa fjalë

ah sa e tmerrshme ajo orë e vonë e natës
krijuar enkas për ty, si një fenomen tallës
befas, te duket sikur dëgjon zëra
sikur e gjithë bota të përqesh pas krahësh

pastaj, fillon qan
mallkon me zë, shan
nuk di ke shan më parë
nuk di kujt të ja vësh fajin
vetes, Zotit, fatit apo djallit…

 

KAM ME T’ KËRKU

Aty ku dielli lind, ku i përgjakun perëndon,
kam me t’kërku,
netve t’boshatisuna ku hâna ironike më ngacmon,
m’shet mend se s’mund ta kapi, e di,
se s’mundem kurr aq nelt ta arrij.

Kam me t’kerku
me t’vetmen shpresë, zemnen, natë e ditë
n’terrin e vetmisë,
Ylli i Davidit ka me m’shndritë
– – – – – – –
Kam me t’gjetë,
e malli jém ka me t’diftù
sa t’kam pritë
sa t’kam dishrù.

p.s. 
(ylli i Davidit njihet si term biblik ylli polar)

 

Portretit në porcelan

Hapa të lehtë rënkojnë
lodhje vitesh mbartur mbi supe
kolla e thatë e shoqëron
si refren i moshës së thyer.

Duart që një jetë të tërë
me vuajtjen u kacafyten
sot mbajnë, një qiri e një trëndafil,,,

Këmbët e njohin verbërisht ”adresën”
rrugicave të ngushta të amshimit
diku ndalon
e, si nje cunak i dashuruar i buzëqesh
portretit në porcelan.

Me duart që i dridhen lehtë
tenton disa herë qiriun të ndezë.

Trëndafilin e kuq
ja vendos pranë fotos
por jo, nuk ka lule që ti ngjajë
bukurisë së sajë.

Lutjeve pa zë një lot
i lag brazdat e fytyrës
e fshin me të shpejtë, pa e parë ajo,
sajon një buzëqeshje
sepse, burrat nuk qajnë
por vuajnë në heshtje.

Një premtim fjalësh të pathëna
prej shpirtit kumbon si jehonë
MË PRIT EDHE PAK E DASHUR
DO JEMI BASHKË, PËRGJITHMONË…

 

***

Ndërsa pija kafen në bregdet
valët më sollën pranë një copë trung të shkretë,
cfarë të bëj?
Të ja lë valëve
apo
mungesën tënde
në të ta gdhend.

 

***

Një gjethe e artë,
nga pema e qershisë u shkëput,
e lehtë si një pupul
delikate si vashëz e pa puthur
mbi tavolinë, mysafir i pa ftuar u ul.
Pranë duarve të tua
ku gishtat e pashpresë
në përqafim shtrënguar mbanin,
filxhanin e kafesë
sikur kërkonin sadopak ngrohtësi,
atë ditë vjeshte të ftohtë e bënte
mungesa e atij.

I njëjti lokal,
e njëjta tavolinë poshtë qershisë
e njëjta dhimbje e brishtë.

Të njëjtat kujtime
nga takimi i parë me atë
ku pema e qershisë kish lulëzuar
në atë pranverë cuditërisht të shpejtë.

Pranvera,
që shumë shpejt solli vjeshtën..

 

***

Rrugët e qytetit tim,
për mua janë më të bukurat në botë
këtë e them pasi këmbët e mia jane dëshmitare miliona hapash
qyteteve më të njohur në planet.

Rrugët e qytetit tim i ngjajnje një pazëlli magjik
ku gjej copëza jete në cdo cep, në cdo rrugicë.
E ku ka më bukur se të ecësh në trotuare kujtimesh
te shkelësh të kaluaren në rikthim vitesh.

Te qeshësh me veten për shakatë e rinisë
apo të kujtosh me nostalgji historitë e dashurisë.

Rrugët e qytetit tim
janë më të bukurat natyrisht
aty ku cdo kush më flet në shqip
ku cdo përshëndetje më ngroh shpirtërisht.

Aty ku dikur mësova të ec e të vrapoj më pas
aty dua të plakem,
e me bastunin tim
ato rrugë e trotuare, ti godas.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s