Poezi nga Devi Shani

Posted on August 12, 2017

0


Poezi nga Devi Shani

***

Mbi trupin tënd, do luaj me kitar’
Do shënoj një not’ fjalë, edhe varg.
Mbi trupin tënd, do dëfrehem, s’i i marrë.
Do shkruaj, pa fund, për cdo natë.

Do të bëhesh, melodia ime.
Fjalët e mia, të krijojn emrin tënd.
Do të bëhesh, pjesa e jetës time.
Ashtu, sic zemra, s’lë vënd, pa ndjerë.

Do të jesh ylli im, shkelqesia jote,
më fal ekzistenc!
Do të jesh’ bota ime, buzëqeshja jote,
më jep jetë.

Do të bëhesh: notë,
varg,
mëlodi,
frymarrje,
ekzistenc,
Poezia, më e bukur, në këtë jetë!

Do të jesh: arsyeja,
aroma,
sharmi,
Kuptimi më i bukur, që shkrova, nëpër fletë!

 

Posted in: POEZI