Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani
 
 
Një hap pranë saj!
 
….më vriste,
sa herë dilte nga shtëpia e saj,
fillimisht me fustanin,
pastsj me ecjen,
dhe mos harrroj flokët.
 
dhe vuajtjeve të mia,
I shtonte,
vështrimin përçmues.
 
Një ditë,
i ulërita,
pse je në këtë botë,
që mallkuar qofsh,
që mallkuar qofsh!
… Që të mallkosh ti, më tha,
me nënqeshje
 
 
 
Folën gjatë ata të dy!
 
folën gjatë ata të dy,
për dashurinë,
dhe mos harroj këtë fjalë,
gjatë bisedës,
Mezi e përtysnin.
 
… u përqafuan,
u puthën,
u ndanë
… dhe secili qau në heshtje,
tek largohej,
Një moment kthyen kokat,
pas fshehurazi,
fshinë lotët,
një dorë që tundej,
një- jam mirë ( gënjeshtra perfekte e shekullit,
kjo shprehje),
dhe një
– po, do takohemi,
… ndoshta,
se di.
 
E gjitha kjo, mbasi folëm gjatë,
një natë,
për dashurinë,
ashtu gjysmë të zhveshur,
ajo duke luajtur me flokët e tij,
dhe i pëshpëriste,
mos qaj.
Ai i heshtur,gjysmë njeri,
Puthte barkun e saj,
lëkurën e saj…
 
 
E pra…!!
 
E pra,
o zonjë,
Jeto me mua,
ose,
në ëndrrat e mia,
ose
në shpirtin tim,
që mos vdesësh,
pra
 
E pra,
o zonjë,
jeto
frymën time.
Jeto,
në imagjinatën time,
pra,
 
pse,
të pret,
një varr i ftohtë,
disa lopata dhe,
një prift shkërdhatë,
e më.
asgjë….
jo, sinqerisht asgjë…
 
 
 
O shpirt..!!
 
O shpirt,
që po çmëndesh nën këtë hënë,
më thuaj
– ty, kush të ka malkuar?
…………….
 
të më duash mua,
nuk është e thënë,
apo Djalli,
në heshtje të ka urdhëruar…?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s