Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
Udha e duarve
 
Vështroj me sy të përmalluar
kujtimet me ty,
piktura në mur,
ngjitur me hapet e skaduara,
që nuk arrite t’i përdorje.
 
Kapelen prej kashte thurur me flokët e thinjur,
mbi të Van Gogh ka pikturuar
folenë në të cilën rri dielli.
 
Xhepat mbushur me fasule të bardha
gjetur sokakut,
“Janë dhëmbët e udhëve”,- më thoje.
Vazoja paujitur, në lulet me gjëmba,
merimangat kanë bërë tezgjah,
luleshtrydhet në prag, të përgjumura,
dremitin ndërsa presin ujin dhe ato;
 
rrugicës së ngushtë
hapat e tua janë bërë kalldrëm,
përpiqem t’i numëroj
e t’i përkëdhel mes lotësh,
si më përkëdhelte dora jote plot rrudha,
dy duart e mia.
 
Pusi ka shterur,
shkurret kanë mbuluar gojën
po dremisin,
gjithçka është rrudhosur e ngrysur,
një lulekuqe jo;
një lulkuqe është bërë më e kuqe,
më e re, më e bukur
një lulëkuqe…
 
Afrohem te dritarja
vështroj me sy të përlotur
brenda dhomës;
 
ti je aty,
je përtej xhamit të thyer
të kësaj bote. 
 
 
 
Horizonteve të verdha
 
Zogjtë kanë rrugët e tyre
humbin horizonteve të verdha
humbin dhe në degët e pemëve,
nën qiell hijet kanë rrënjë
rrobat e lara në tel janë trupat që i veshin flladet,
tapat e shisheve janë gishtrinjtë që hapin dhe mbyllin mbrëmjet e përgjumura
trupat e amshur rrudhosen si çarçafë e prekin qiellin,
nënshkruajnë mbi përjetësinë e presin që dritaret të ikin përtej syve.
 
Lëmoshë është koha,
sapo të jep diçka, të merr nga goja kafshatën e natës së fundit.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s