SI MUND TA NDRYSHOJMË BOTËN / Nga: Babeta Rexhepi

SI MUND TA NDRYSHOJMË BOTËN

 

Nga: Babeta Rexhepi

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?  Kushedi sa herë na është bërë kjo pyetje në vegjëlinë tonë. E si të zënë në faj: kemi dhënë si përgjigjje,  emrat e superheronjve tonë të preferuar. Sepse heronjtë janë të fuqishëm dhe shpëtojnë njerëzimin.

Por duke u rritur kuptuam të vërtetën e madhe “Ne kurrësesi nuk mund të jemi heronj, por thjesht njerëz”.  E si të tillë, jemi të privuar për të bërë gjëra të mëdha: ne nuk mund të shuajmë urrejtjen, nuk mund të ndalim luftrat, rracizmin, kancerat,  madje ne nuk mund të kontrollojmë as sesi do jemi nesër, se çfarë njerëzish do duam a kë do urrejmë. Nuk mund ta dimë as se çfarë do bëhen fëmijët tanë dhe se sa përqind nga planet tona për ta do bëhen realitet.

Jemi thjesht njerëz, dreqi ta hajë thjesht një soj tjetër kafshe që frymon me ndërgjegjie dhe arsye.

Por ama një gjë mund ta kemi nën kontroll.

Një gjë dhe asgjë tjetër që ną rrethon, mund ta shohim në sy dhe ti themi: E di çfarë; mik, të zgjedh ty motivin tim për një jetë më të bukur. Të zgjedh ty për të dashur, për të tu përkushtuar, për të rritur e maturuar që të bëhesh ai njeriu më i mirë se ishe dje. Në mënyrë të tillë që kur të zgjohesh në mëngjes, ta shohësh veten në pasqyrë dhe ti qeshësh, me kokën lart, krenarinë e një dive,  me ndjesinë  e njeriut më të dashuruar ndonjëherë në tokë, me paqen e njeriut më të ndershëm në botë. Ti qeshesh mik sepse ai që sheh në pasqyrë të përngjan me versionin më të bukur njerëzor.

Dhe a e di për kë po flas mik: Po flas për ty.

Ti duhet të duash para së gjithash,  të përmirësosh atë personin që sheh për çdo ditë. Duhet të bësh të ndjehet mirë ai me gjithë mendimet, emocionet, fizikun e tij dhe pastaj të kërkosh ta bësh këtë gjë tek njerëzit më të afërm, miqtë, njerezit e komunitetit ku jeton, e së fundmi botën.

Unë nuk mund të premtoj se pas gjithë këtij proçesi ti do sjellësh paqen në tokë, do shuash djajtë dhe do mbjellësh parajsën, por ama mund të them me bindje se ti do rrezatosh: dashuri, dhe është dashuria mik që do punojë për ty duke ndikuar në gjithë rrathët e tu të ndikimit e të tjerë me radhë.

Ja pra, si mund ta ndryshosh botën tënde mik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s