I akuzuari / Tregim nga Teuta Keli

Tregim nga Teuta Keli
 
 
I akuzuari
 
Nga drita e lagur lindi errësira. Në prehër trishtimesh një fytyrë mbështetur përjetë. Në ferrin e heshtur ka shpresë, ka një shpresë të hirtë njerëzore.
I akuzuari u ngrit në këmbë dhe me ton të prerë foli:
-Përse akuzohem?!
-Për vrasje të jetës. Ti me mendimet e tua helmove shpirtin e saj që ishte fshehur në thellësitë e shpirtit tënd. E kuptuam këtë gjë, ndërsa pamë gjendjen tënde të shtirur, teksa endeshe rrugëve të qytetit. Pyetëm për ty dhe të gjithë na thanë të njëjtën gjë: ti je i çmendur.
Kush ta dha ty privilegjin për tu çmendur dhe për të jetuar vetëm si i tillë?! Kujton se ne nuk duam të çmendemi, nuk kemi edhe ne dëshirën për të qenë dhe për të bërë si ti?! Duam, por nuk mundemi, se duhet të jetojmë si normalë për tu ndjerë normal. Tani ti duhet të vuash për atë që i shkaktove vetes, por edhe për dyshimet dhe ngasjet që na shkakton ne, teksa të shohim që jeton kështu.
Vuaj dhe përgjigju për atë çfarë bëre, kuptove? Për gjithçka akuzohesh, por si akuzë të parë dhe si fshehje të nënakuzave të tjera, në dokument po të shënojmë se akuzohesh thjesht për vrasje të jetës. Fakti qe je i çmendur nuk të ndihmon aspak, përkundrazi të penalizon më shumë, sepse je nje shembull i keq për gjithë shoqërinë tonë me mendje moderne.
Pasi i hodhi një vështrim me dhimbsuri të gjithë atyre që e akuzonin dhe e gjykonin për atë çfarë ishte, ai foli:
-E pranoj akuzën. Vërtet unë e vrava, se mendova se nuk më duhej jetëgjatësia e saj, përderisa unë jetoj pa ditur sa, përderisa qesh me të qarat e mia, sepse unë i çmendur jam. Më vjen keq që ju kam vjedhur të drejtën e shfaqjes së çmendurisë tuaj, por unë nuk doja, kjo imja thjesht doli prej vetes dhe u bë e dukshme. E kuptoj që ju këtë pjesë e mbani brenda, fshehur fort, por unë nuk dita, kjo tradhëtare e fshehur më shkaktoi gjithë këtë problem. Keni të drejtë unë jam fajtori. E pranoj vdekjen shurdhe.
Ai u largua drejt asaj që ëndërronte pa zë. Iku ai, por jo çmenduria. Ajo jetoi përjetësinë në sa e sa trupa të tjerë dhe sot nuk dihet se ku është: tek unë, apo ndoshta tek ju?
Advertisements

One thought on “I akuzuari / Tregim nga Teuta Keli

  1. Mos beni krahasime..!! Ky eshte nje animacion filozofik i shprehur bukur dhe me elegance ne proze.Ka shume intensitet dhe perkatesi te fenomenit te perditshem plot metafora dhe psiqike te fshehur ne subkoshiencen e cdokujt.
    Realja dhe e pertejmja kapercejne pragun e normales dhe cuditerisht artikulohet si e deshiruar nga te gjithe por qe brenda ka ironine e kohes, ku modernja sillet si e tille, e lakmuar dhe pse eshte anormale. Shpesh kreativiteti konvergon me cmendurine por ketu fenomeni ka te beje me te cmendurin qe e cmendin te cmendurit….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s