Poezi nga Odhisseas Elitis
Pemëdrita dhe e Κatërmbëdhjeta Bukuri
Me ″asgjënë″ jetova
Vetëm fjalët s’më mjaftuan
Në kalime erërash,
ç’endur zëra, jo të kësaj bote, veshëve të mi
fiu
fiu, fiu
trille trillova, mori!…
Çfarë gurëzallesh mbaja në duar
ç’shporta bletësh të freskëta dhe shtamba bymier, ku
dëgjoje një vuuu të të këlthasë, ish era robëruar.
Diç…
Diç demoniake, por që kapet si mes rrjetash, në formë Kryengjëlli
Çartesha dhe rendja
Arrita, të stampojë dallgët, nga gjuha e dëgjimit
– E kavo të zeza, britja, dhe ju pemë të kaltra, çfarë njihni nga unë?
– Num… numër, numërim…
– E?… Çfarë?!
– Num, numër, numëro sa…
– Nuk dëgjova… Çfarë?!
– Num, mërim, pafundësi…
Derisa kuptova më në fund
dhe le të më quajnë, të marrë,
se nga një ″hiç″, nga ″asgjëja″, përbëhet Parajsa!
Kënga
Eja! Eja, të këndojmë së bashku
Atë këngë, që askush nuk guxoj
As brenda vetes, të mund t’a këndoj
A, t’i pëshpërisë vetëm fjalët.
Të kesh frikë të mendosh
A thua, se të dëgjojnë mendimin…
Ky është, vetë trisht-mjerimi!
Kështu të katandisën faktikisht
Tejmbytur fobish, pasigurish, obsesionesh
Bri teje, ndodhin krime lemerisht
Dhe ti, asgjë… Të mos pipëtish. Fundmbrëmjesh, tek
kthehesh shtëpisë…
Me buzëqeshjen shtirake, qëndisur fytyrës
Ju tregon, si përrallë krimin, fëmijëve të tu
Të një vajze të re në mesin e rrugës.
″Ti çfarë bëre, baba?
Çfarë bëre kur vrisnin atë vajzë?
Ku ishe yn at? Ati ynë… ku ishe?
Nesër, ndoshta jemi ne, në vend
të asaj vajze!″ Ndoshta nesër të jesh ti dorasi i fëmijëve të tu, a e di?
Vazhdues i krimit me heshtjen tënde… Eja pra të këndojmë të dy
Para se të jetë tepër vonë
Atë këngë, që asnjeri këtu
S’ka gixim t’a këndojë!
Shqipëroi: Vasil Çuklla