Senica, pikëlidhje dhe model i vëllazërimit dhe besës ( Nderohen mësuesat veteranë të fshatit) / Nga: Agron Mema

 

Senica, pikëlidhje dhe model i vëllazërimit dhe besës
 
– Nderohen mësuesat veteranë të fshatit
 
 
Nga: Agron Mema
 
Senica është një fshat në qendër të zonës së Rrëzomës së Delvinës. Pozicioni gjeografik i sajë i jep edhe statusin e një pikëlidhjeje me trevën e Kurveleshit dhe Bregut të Detit të Himarës. Është një fshat qëndrestar që koha me fatet dhe rrjedhat e sajë historike i ka kultivuar dhe forcuar vëllazërimin dhe besën më shumë se kujtdo fshati tjetër me të cilat bashkëjeton në shekuj, sepse më shumë se çdo fshati tjetër ky bëllazërim dhe kjo besë u duhej për mbijetesë. Të tilla ishin ndikimet, ndërhyrjet, raprezaljet, terrori, shantazhi, nga faktorë të jashtëm e të brendshëm, sidomos në fushatën e myslimanizimit të fshatrave të jugut , e sidomos labërisë. Ky fshat nuk u dha, nuk e ndërroi besën dhe besimin fetar duke ja bërë të qarta Portës së Lartë të Sulltanatit të Stambollit se rrezistenca e tyre në ruajtje të vlerave dhe traditave do të qe maksimale dhe pa tolerancë edhe sikur të shuheshin fare nga harta si fshat dhe banorë.
 
 
Dhe fituan. Mbeti i vetmi fshat me besimin e krishterë ortodoks në gjithë fshatrat e Rrëzomës, në mesin e tyre, si një trëndafil kujtese i prejardhjes dhe besimit të hershëm të të parve. Vite dhe shekuj do të kalonin dhe myslimanizmi hodhi rrënjë të forta në fshatrat e tjera përqark Senicës, por kurrë nuk mundi të shënonte trazira në bashkjetesën dhe marrdhëniet me to, duke u kthyer në një model i harmonisë fetare. Senica më 1770 u bë vendi ku kryepleqtë nga të gjitha fshatrat e Labërisë dhe Bregut të Detit e më tej, u mblodhën dhe lidhën besën në luftë kundër Turqisë duke u betuar mbi Kuran dhe Bibël, besë që rrezaton edhe sot mardhëniet e ngushta dhe të forta të këtyre trevave dhe fshatrave për çështjet kombëtare, duke mos i fryrë zjarrit të vëllavrasjeve dhe përçarjes misdis tyre, por bashkimit dhe vëllazërimit në luftë kundër pushtuesit të huaj, fitimit të së drejtës së tyre të përbashkët dhe forcimit të luftës për liri dhe pavarsi. Edhe gjatë LANÇ-it Senica u bë strehë e shtabit të brig. 6-S dhe e shumë kuadrove të luftës, për të vijuar në një vëllazërim më të konsoliduar gjatë periudhës së socializmit, ku shumë bij dhe bija të këtij fshati, tanimë të arsimuar në nivel të mesëm dhe universitar, dhanë kontribute me vlera të çmuara në zhvillimin dhe përparimin e zonës, Rrethit Srandë-Delvinë dhe Shqipërisë. Demokracia solli një braktisje dhe boshatisje thuajse totale deri fatale për këtë fshat. Sot mund të gjenden dy apo tre familje në fshat. Por seniciotët kanë gjetur një mënyrë të rigjallërimit të fshatit të tyre; ata kanë krijuar shoqatën “ Beslidhja e vëllazërisë seniciote” e cila mban vazhdimisht të ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen, mbledhjen e fondeve për restaurimin e objekteve me vlerë të fshatit, mirmbajtjen dhe përmirësimine infrastrukturës etj që fshatin mos ta mbulojnë rrënojat. Emigrantë dhe biznesmenë japin kontributin secili sipas mundësive. Por është Pashka e gushtit ajo që i bën një rizgjim magjik fshatit. Kanatat e portave dhe dritareve hapen me një rënkim nga plakja dhe vetmia, por shpejt harrohet ky tingull vajtues e nostalgjik. Por shpejt këto emocione largohen dhe mbyten nga zërat gazmorë të fëmijve dhe shumë seniciotve që kanë ardhur në fshat, tingujt e muzikës e valleve që e kthejnë këtë natë të shenjtë në një festë të vërtetë, në një dasëm fshati që seniciotët e quajën edhe takim brezash ku natën e mbulojnë tej për tej dritat e ndezura në çdo shtëpi, muzika dhe këngët, kujtimet dhe flakëzat e qirinjve nga varrezat e fshatit, ndezur në kujtim të të parve të tyre që prehen nën baltën e butë të fshatit, a thua se këto flakëza lidhin në një mardhënie trupin me shpirtin, tokën me qiellin duke u kthyer si bekim për mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin. Dhe seniciotët dinë ta lexojnë mirë gjuhën e këtyre mesazheve të shpirtrave qiellor, se janë geni i tyre dhe ecin në gjurmët e tyre, pavarsisht se koha solli transformiome dhe kushte të tjera. Ata janë aty, sëbashku. Dhe Pashka e këtij gushti kështu i gjeti, bashkë , mes këngve dhe valleve, gëzimit dhe kujtimeve, kuvendit të burrave, por dhe vlersimeve. Festimi i këtij viti u shoqërua dhe me botimin e gazetës festive”SENICA”,fal inisiativës dhe kontributit të dy bijve të këtij fshati, Thodhori Miho-kryetar i shoqatës shqiptaro –Greke “ PROGRESI” të Selanikut dhe gazetarit Thoma Nika.
 
 
Por jo vetëm kaq; shoqata “Besëlidhja e vëllazërisë seniciote” ka vendosur të nderojë me titullin” Nder i Senicës” pesë mësues nga ky fshat që ende jetojnë. Ata janë Andrea Gjika, Urani Xuxi, Kasjani Petko, Gjino Xuxi e Spiro Nani. Për tre prej tyre, Andrea Gjika, Spiro Nani dhe Gjino Xuxi, kjo shoqatë ka zhvilluar sot një ceremoni ku janë dhënë çertifikatat e nderimit ë prani edhe të medias dhe intelektualve të qytetit. Në fjalën e tij gazetari Thoma Nika theksoi se : “Sot jepet tiulli “Nder i Senicës” për pesë misionarët e gjallë të ABC-së që shoqata “Besëlidhja seniciote” ka zgjedhur këtë ditë për të shprehur nderim e mirënjohje për disa prej misionarve të gjallë të ABC-së në dekada në fshatin Senicë dhe jashtë sajë. Të pestë nderohen këtë gusht me këtë motivacion: Si një ndër misionarët e gjallë të arsimit të brezave në Senicë.Për të gjithë kontributin e dhënë në dekadat e kaluara, ju shprehim vlerësim dhe mirënjohje të thellë. Emri dhe kontributi juaj i kanë bërë nder Senicës, duke shpërndarë dritë diturie për seniciotët që janë shkolluar në Senicë dhe jashtë sajë”. Ndër të tjera gazetari Thoma Nika, njëkohësisht edhe sekretar i shoqatës” Besëlidhja senicjote” ka nënvizuar kontributin mbi njëshekullor të mësuesve të këtij fshati në të gjithë zonën dhe kudo ku kanë punuar si mësimdhënës, një kontribut me vlera të çmuara për fshatin Senicë, një krenari e sajë këta edukator të dijes, kulturës dhe përparimit. Mes të tjerash Thodhori Miho ka theksuar që të thellohen përpjekjet për investime në rregullimin e infrastrukturës së fshatit se vetëm prej tyre pritet ndryshimi i gjendjes dhe situatës në të cilën ndodhet Senica sot. Pra Senica është fshati i parë që merr një hap të tillë vlerësimi për bijt e vet kontribues në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera, duke u bërë promotore për fshatrat e tjerë që të ndërmarrin hapa të tillë vlerësimi për bijt e tyre që kanë një kontribut të vlefshëm në jetën publike, si të fshatit ashtu edhe në treva të tjera. Dhe pse të kujtohemi kur vdesin. Le ti nderojmë për së gjalli që ta ndjejnë gëzimin dhe emocionin e vlerësimit të punës së tyre nga brezat pasardhës, nga ata që vet i kanë mësuar dhe edukuar, pra ti gëzohen frytit të punës së tyre. Nuk kishe mundësi të mos pushtoheshe nga emocionet kur shikoje se si sytë e këtyre mësuesve veteranë, në vitet e thella të moshës së tretë, u dritësuan me një lëngëzim që shprehnin krenarinë dhe lumturinë e tyre shpirtërore. Dhe këtë e shprehën dhe me fjalët e tyre emocionuese. Teksa flisnin me fletën e nderimit në duar, dukej se në atë fletë me një fotografi të tyren dhe pak rreshta të shkruar, qe përmbledhur e gjithë jeta e tyre, i gjithë kontributi i tyre , e gjithë sakrifica e tyre. Dhe vërtet aty qe e gjithë jeta e tyre, rrethuar me respektin, mirnjohjen, vlerësimin dhe nderimin e brezave pasardhës për ta. Nderimi për mësuesin është nderim për dijen, kulturën, përparimin, jetën, gëzimin, lumturinë dhe gjithshka jetësore.
 
Agron MEMA, Sarandë 16/08/2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s