Punë burrash / Tregim nga Sabina Darova

Punë burrash
 
 
Tregim nga Sabina Darova
 
Burrëria e një burri në ditët e sotme nuk matet nëse ka një të dashur, por sa shkon numri i tyre në një hark kohor të përcaktuar apo edhe pa limit. Këtë gjykim, Fredi e kish dëgjuar ndërsa qëndronte ulur në tavolinë me disa shokë, kur diskutonin planin e ardhjes së pastiljeve të kokaines nga Roterdami në Milano. Ishte një ndër ato ditë, kur ai sapo kish mbështetur gishtin e madh të kembes në kësi “punë prej burrash” të përforcuara me gjashtë pika çuditëse mbrapa. Ai, më i riu në grup, 22 vjeç, thithte historitë e treguara nga të rriturit dhe kërkon të ngjashmen ta veshi si të tijën. Në ato kohë, kish një të dashur që nga kohët e gjimnazit. E donte marrëzisht. Me vizë të fallsifikuar si kosovare, e sjell në Milano. Mbas një viti shtohen me djalë. Gruaja fillon punë në spital gjatë natës, ndërsa ai kujdeset për djalin. Gjatë ditës merr makinën,”fiesten” e tij të kuqe dhe rrëshqet në qytetet e veriut për shpërndarjen e pastiljeve të kokainës, fshehur në çantën e panolineve . Shok dhe engjëll mbrojtës kish djalin, ulur në poltronën mbrapa, i lidhur me segjiolinën. Kështu kalojnë ditët e Fredit. Shet pastilje, grumbullon paratë, kafe dhe tym cigaresh ndër lokale. Kalojnë 3 vjet dhe ndjehet i rritur. Xhepat gëzojnë paratë, pleqtë shtëpi të re në Elbasan, ai në Milano. Kryeqyteti i trafikantëve të drogës sintetike. Ripërtërin garderobën me veshje të kushtueshme, shëtit plazhrat më të shtrenjta gjatë verës, lokalet më luksoze. Por nuk ndjehet i kënaqur. Diçka mungon. Kujtohet që i mungon një e dashur…
Nje natë Miri, shoku i tij i fëmijërisë, e fton të kalojnë mbrëmjen në një pub. Fredi e mendon gjatë sepse gjatë netëve ka një impenjimin të paevitueshëm, djalin. Zgjedh për dado, një grua të moshuar moldave. Pubi i pelqen shumë. Ndjen gjakun ti vlojë. Mbasi kthen disa gota whisky paksa ndrojtur, i afrohet njerës nga vajzat që shërbejnë për kalim kohe me klientët në lokal. Nxjerr portofolin dhe me një kartmonedhë të konsiderueshme, e bind të dalin së bashku në drejtim të makinës. Kjo natë ripërsëritet disa netë, disa muaj… Por e rimërzit. Fredit i mungojnë dialogjet. Vajza me të cilën shoqërohet, edhe ajo moldave, njeh vetëm fjalet përdoruese gjatë raporteve intime. Shqipton mjaft mirë edhe shifrën e dëshirueshme nga portofoli i Fredit…
 
Për fat, Fredi, disponon një iphone të pasur me aplikime: whats up, viber e face time apo face book. Fillon kërkimin në rubrikën e miqësisë, njohjet e vjetra. I rizgjohet idea e mallit për bashkëatdhetarët . Ka kohë që nuk flet shqip e që nuk përdor fjalët e urta apo batutat e mënçura të vendit të tij. Sa mall ! Si me magji, numri i vajzave në agjendën e telefonit rritet. Nga një e dashur virtuale gjendet me pesë. Por edhe kjo e lodh. Duhet të bejë diçka. Duhet rritur adrenalina ushqyese nëpër vena.
Shtëpia e tij ndodhet pranë aeroportit të Malpensës. E shumta do ti duhet një makinë nga aeroporti i Rinasit deri në Elbasan, Tiranë, Durrës… Shokët për çfarë janë?!
Udhëtimet për në Shqipëri shtohen. Kontakte trafikantësh, kontakte të dashurash. Përsëri gota pijesh, tym cigaresh, këmiisha setapuresh, krevate hotelesh, muzikë popullore shpuese për timpanin e veshit dhe dihatje kënaqësie pa fund. Por, burrat nuk ndalen këtu. Dëshira e tyre është që ç’ka jetojnë, ta ndajnë mes tyre në tavolinat e lokaleve. Tregojnë për të dashurat e tyre (përqindja rritet në bazë të fantazisë personale), tregohen me mburrje për moshën e vajzave të reja , (në fakt, e dashura e fundit e Fredit është studente në maturë).Rrëfejnë gënjeshtrat mashtruese, për të bindur gratë në mbrëmje mbas një dite të gjatë e të lodhshme “pune”.
Së fundi, si qershia mbi tortë, mburren për kohëzgjatjen e ” punimit” të së dashurës mbi krevat. Duket sikur janë në sallën e bursës, ku koha e fitimit rritet me shpejtësi marramendëse. Nga pak minuta arrin deri në dy orë. Sytë ju zgurdullohen, gjaku ju vlon, zëri kumbon. Në mashtrim, ju rritet besimi në vetëvete.
Nuk venë re as praninë e kamarieres, e cila ka dëgjuar gjithçka dhe me nje ze pak te ndrojtur e shpotitës, i pëshpërit Fredit, që e njeh:
” njëmbëdhjetë, vetëm njëmbëdhjetë minuta janë… E ka thënë Pablo Coelho.”
Ehh, sa punë kanë burrat!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s