Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
 
Mallit
 
Dora jote më prek
të tërën,
si tingujt e një tasiere
përshkuar hapësirës,
në çdo qelizë e ind
timit,
bëhem njësh me
dëshirën…
 
 
 
***
 
Je,
si flladi ardhur nga
fëshfërima gjethesh
trazuar,
si flutura hapur krahët
nëpër petale ngjyrash
ndjesisë së ngrohtë kurmit,
ku qenia ime tek ty
ditëve,
nëpër kënaqësi
humbet…..
 
 
 
Kujtimeve
 
Kujtimet e mbuluan
këtë natë,
si gjethet rënë nga
pemët ,
ngjyruar liqenin
e kthjellët…
Tingujt e tyre
i ngjanin qiellit
të trazuar
pas shiut,
ku fshihej dielli…
Në radhë parakalonin,
si treni mbi shina
pasagjerë
në stacionin
e fundit,
që zbrisnin psherëtimat….
 
 
 
***
 
Dua të jem
grimcë ajri
futur në
frymëmarrjen tënde
e mbetur brenda saj…
Harruar do të jem
nga e imja frymë,
notuar në lagështinë
tënde,
kthyer në rrymë…,
si vetëtima që ndizet
nga skaji në skaj,
tek ty do të shkarkoj
shkëndia,
e vetë do të kthehem në
zjarr…!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s