Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Gjurmë nëpër yje
 
Në këtë ditë të nxehtë vere
çuditërisht kam ftohtë
dejet më ngijnë
zemra gati nuk pushon.
 
Dëgjoj veç një zë,
që vjen si vegim nga larg
dhe në qiell re të bardha puplore
në festën e tyre të çmendur
… e mes tyre yti portret
plot koloritë të zjarrtë
buzëqeshur si dikur
ndërsa unë këtu
endur pritjes time të gjatë.
 
…eh, atëherë
faqet të skuqeshin
nga padituria si fëmijë
dhe sot imazhi yt
akrepat ka ndalë
e të sjell nga pasthirrma kujtesë
më të bukur se kurrë.
 
Ti më ke munguar dashuri
ngjyrat e tua po ashtu
duart që ethshëm i prekja nëpër ëndërr
buzët që s’ munda ti puth
shenja gjurmësh mbetur përjetë nëpër yje.
 
 
 
Zhgënjim….
 
Ç’ më afroje një gotë të argjentë
të mbushur plot nektare
Më thoje je lëndinë me trëndafila
Je hyjnia ime e rrallë!
 
Sytë e tu, lot s’ kanë për të njohur kurrë
Sytë e tu, mund ti lexoj veç unë.
Eh, ç’ më thoje;
Je dritë!
Je Yll!
Je toka dhe zjarri!
Je dashuri!
 
Ne jemi njohur që fëmijë!
 
Më thoje, je përjetësi!
Në ëndrra të parajsës flinim unë e ti
Në skëterrë flinte dhe një djall i zi.
 
Papritur u zgjuam duke qarë…!
 
Në udhëkryqe këmbët çojnë këdo,
si Hadi kufamat e hedhura në ferr.
Nuk ka vdekje natyrale
ka veç tjetërsim,
që thyen kristalin e artë.
 
….(..po ti kush je, përparon në errësirën e natës, e ngatërrohesh në më thellësinë e sekreteve të mendimeve të mia?)
 
Abetone Firenze
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s