Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
AKTUALITET
 
Nuk kam lindur për politikan;
Një shtet nuk do ta drejtoja dot,
por nuk mendojnë të gjithë kështu,
në Shqipëri,
mund të bëhet Deputet edhe një Idjot…!
 
 
 
LIBOHOVA, DASHURIA E PËRJETESHME
 
A e di vallë Buretua i moçëm,
se ç’ margaritar zbukuron gjoksin e tij shkëmbor?
 
A e di ky mal, strehë vetëtimash,
se ç’burra dhe gra të fisme,
shkelën nëpër shekuj mbi brinjët e tij të gurta?
 
Edhe Odiseja, në shtegëtimin e tij mitik,
ashtu si Bajroni,
nuk do t’i lidhte sytë,
dhe vesheë mos dëgjonin,
nga afër t’i shihte Sirenat libohovite,
me hire e nure, belkëputurat fisnike…..
 
Gojëdhënat moderne thonë,
se edhe perënditë braktisën Olimpin,
Dodonë e Tomorr,
dhe i sollën selitë e tyre të shenjta,
te Qyteza Magjike “LIBOHOVE”!
 
( Nxjerrë nga vëllimi ” Valsi i vdekjes”)
Aeroporti i Miamit, Florida,2o13
 
 
 
NGREHINAT E RRËNUARA
 
Eh,memorja ime e plagosur,e vrarë,
ulur këmbëkryq mbi ato pak qeliza të trurit,
që ende kanë mbetur gjallë.
Ngrehina të rrënuara,
pa formë e pa ngjyrë,
si fantazma enden,
në trurin tim të mpire…..
Hije të së shkuarës që dikur ishin njerëz,
baresin në rrafshinat e kujtesës,
pa shenja trafiku e semaforë,
Somnanbule të frikshëm,
kërkojnë frymën të më marrin,
në bulevardet pa dritë, misterioze,
mbështjellë me pelerinën e zezë të krimit,
përgjojnë molekulën më të fundit
të mendimit…..
 
Hijet, këto larva të neveriteshme,
pasi më vranë rininë,
e më vodhën pranverën plot dritë,
tentojnë,
egërsisht përsëri,
të më vrasin Lirinë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s