THONË QË SHKRIMTARËT….! / Poezi nga Xhiliola LAMAJ

Poezi nga Xhiliola LAMAJ
 
 
THONË QË SHKRIMTARËT….!
 
Thonë që shkrimtarët e mëdhenj
gdhendin vargjet me brenga shpirti,
e muzat u bëhen dehje shkrimi.
Thonë që qajnë atëherë kur koha qesh,
por ti nuk e kupton….ah sa keq!
 
Thonë që brenda natës kryevepra janë bërë,
për dhimbje, gëzim, a lot pa kursim,
e nga një emocion i fortë bota u shua
e mbeti në kët’ tokë vepra e tij.
 
Thonë që shkrimtari ndjen më shumë dhimbje,
se zoti i fali aftësinë përshkrim,
E nëse dhimbja do kishte një ditë, një emër ,
ai do vendoste emrin e tij.
 
Në mbushjen e plotë të shpirtit vetmi
nuk ka çi duhet, unë apo ti
Në errësirë mjafton edhe sikur një qiri,
e në dekada emri mes librave rri.
 
Thonë që shkrimtarët kanë botë të madhe
Jo, sa kjo botë ku jetojmë ne,
në mendjen e tyre ka kryevepra,
që si matin dot, as yje e qiej.
 
Thonë që lapsi nuk u vdes kurrë,
se fryma vjen e ikën nga ky dhe.
E nëse një libër shkruhet në furtunë
tjetër gjumë do lerë ndër ne.
 
Ah ….gjuha e shkrimarit është mistere,
që duket sikur zgjon kohën me nxitim,
por jo, se ke kuptuar asnjëherë
se nën vellon shkrim lind tjetër diell.
 
Aty ku rri e merr frymë ti,
aty bashkë me të dhe një mbinjeri.
Aty ku dhimbjen ai ka për gëzim
Ti se di , ç’ do të thotë vetmi.
 
Thonë që shkrimtaret, janë udhëtarë
tregimtarë të së nesërmes që vjen
e nëse mes kohëve të duhet të ndalosh
shfletoje faqen libër që rreze shkëlqen.
 
Se ecën në vite bashkë me rrudhën jetë
për atë që lind e për atë që vdes
Me pendën zbardhur thinjave mendim
nëpër shekuj rendit memorien në kornizë.
 
Thone që shkrimtarët kanë botë të madhe
jo, sa kjo botë ku jetojme ne
Në mendjen e tyre ka kryevepra,
që si matin dot, as yje e qiej!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s