Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
RIKTHIM
 
Pambuk për veshët, ju lutem,
Napë për të zënë dhe sytë,
Po vijnë të paudhët, po duken,
Po lënë plazheve rërën të ndytë.
Po vijnë të na ndyjnë ekranet,
(Të vetmen punë që bëjnë mirë)
Veçse tani që lanë plazhet,
Plus trupit dhe shpirtin kanë nxirë.
 
 
 
ADRESË
 
Me gjeni në pishat e Golemit,
tek nxjerr nga lëkura ime rrëshirë një diell,
tek përzihen thashethemet me guaskat e detit,
ku nata dhe retë nuk kanë qiell.
 
 
 
***
 
Është një rruge “Via Europa” këtu në Milano
e në fund të saj
një bar me të njëjtin emër.
Shtatë tavolina
dhe nuk mbeten kurrë bosh.
Në njërën prej tyre, fiks në orën dhjetë:
Unë, klienti më i ri,
pi kafen e përditshme shqip.
Syte e mi jugorë dhe të tre vëllezërve lezhianë
krijojmë një besëlidhje të re shqiptare.
 
 
 
PO I LE
 
 
Po i le ca pellgje termale
ta shuajnë squfurin nëpër gurët e një rrëkeje,
që etje do të ketë sa të arrijë në një lumë.
Po e le një lumë të gerryejë shtratin,
te hajë tule toke e te shpjerë ca rërë brigjeve të detit,
për t’ u shtrirë plazhistët e vonuar.
Po i lë dhe vetë brigjet në pritjen e leshterikëve,
për të marrë një det,
një brengë dhe një mall për të marrë në trastat e shpirtit.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s