Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

2015

Sot më ke mësue,
se dashnia asht plumb e randë,
ma ke lidhë për fyt,
tue lanë nji fole të vogël për përmasat e mia.
Sot më ke vra deri në amë të shpirtit,
me puthje,
kafshime,
rrokje,
lshime
fjalë butësisht të egra,
andrra me sy hapë…
Tash jam nji marimangë e madhe,
që pickon vedin
e s’gjen qetësi,
eci nëpër plasa muresht të vjetra,
ndërtoj rrjeta qe kputen,
ditët zhduken pa aromë.
Fundja kjo asht jeta,
s’jam ma herët, as vonë,
kurrë në kohë,
kapem mbas hijes tande perfekte,
sa me gjet nji vorr të artë,
që s’asht për t’gjallë,
as për t’vdekun…
Tash jam perbindsh,
më msove me të ç’dashtë!

 

***

Rreket me ra shi,
padashtë më kujtohesh , zbret prej qiellit
mbi çatinë e zemrës,
tue piklue në çdo dhomë të kësaj qënie
që i janë nxanë ullukët.

Kam harrue me të pyetë,
muret tueja ,
a kanë plasa ?

 

***

T’kam thanë se dashnia I gjen t’marrët ,
edhe në kjofshin shekuj dritet larg.
Luen me ‘ta,
I përhim,
I kapërdin në humnera heshtjesh,
dersa lshon rranjë.
Mandej lindin ,
shumohen të marrët, e në ketë vorbull
betejash të përgjakshme
marrin guximin me dashtë.

I marri jem…TI

 

***

Ora 3 pa za,
heshtja kaotike me zhurmon,
asgjaja ka pushtue muret,
dritaret,
shkallet.
Me pelqen me ngrit volumin e zhurmes te raftit,
te komodines, librave,
deres…por asht ora 3,
e kto zhurma zhyten ne asgja,

me duket sikur e tane ekzistenca flen,
vetem mendimet e mia
mbysin oren 3 mbrenda meje.

Jam mundue me kene drita
qe shperndan rete,
e burimin e qiellit kam imitue,
vetem mos me pase nji nate si kjo
ku ora 3
bjen bashke me mue!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s