SHKIZMA / Tregim nga Rrahim Sadiku

Tregim nga Rrahim Sadiku

 

SHKIZMA

Ata erdhën nga vende të largëta, të ftohta e të egra, kur luftohej gjithnjë egërsisht për mbijetesë dhe sollën egërsinë këndej. I luftuan e na luftuan, po ishin më shumë dhe u vendosën ku deshën, por kurrë me lehtësi, me në trojet tona. Ne ishim bjerrur nga lufta e gjatë me romakët e pushtuesit tjerë e tashti po birreshim edhe më, andaj u tërhoqëm në male e u grumbulluam në vende më të sigurta dhe po rritnim besimin e bindjen se do të vinte koha jonë. Të përhumbur nga humbjet e mëdha të shekujve të kaluar, të ardhmen e shihnim vetëm si shpresë dhe ishte shpresa ajo që na shoqëronte pandashëm, me sot e me nesër. Në këtë shpresim besonim se do të vinin përsëri kohët tona, kur do të na fliste si duhet Thoti e kur do të na dilnin në ndihmë të gjitha perënditë. Por, kjo po vononte, mrekullia nuk po ndodhte e të ardhurit në tokat tona po qytetëroheshin, po mësonin shpejt e po vidhnin shumë nga mësimet tona e nga tradita jonë. I shihnim ato ndryshime te ta e nuk na jepej të ndryshonim edhe ne. Ndoshta mendonim se do të lodheshin e do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Ndoshta… Shumë ndoshta kishim në mendje e nuk reflektonim me realitetin. Nuk na bëhej vonë që ata po e largonin egërsinë e tyre të jashtme dhe po e forconin egërsinë e tyre të brendshme, duke e shndërruar edhe atmosferën në urrejtje ndaj nesh. Në fillim e morën edhe besimin tonë, duke u munduar ta bënin të gjithin sikur ata e kishin sjellë me vete e ne sikur ua kishim vjedhur, por me të filluar besimi në një zot, e përqafuan atë dhe sikur u bënë besimtarë të devotshëm. Ky ndryshim i bëri ata të ndjeheshin sikur ishin zotëruesë të vendit e me më shumë të drejta ndaj kësaj toke, se ne. Me kalimin e viteve nga ne morën mësime pune, mjeshtri për të ngrehur kështjella, qytete, shtëpi, rrugë. E forcuan edhe synimin për të krijuar shtetin e tyre. Ne e shihnim e nuk e vlervsonim këtë. Harruam se koha e donte edhe vulën e përpjekjeve dhe ecjeve tona në të… Mandej vdiqën të vjetrit e erdhën të rinjtë, gjenerata përcolli gjeneratën, gjithnjë shoqëruar me pak flakë qëndrese e me mësime të trashëguara, më shumë të interesuar për qetësi jete se sa për vrullin e saj.
Por, nuk ishin të gjithë kështu, nuk pajtoheshin të gjithë me këtë dhe ksihin nisur të kërkonin rrugë të reja. Dhe të ardhurit hapen rrugë për ta, i morën sikur i adhuronin dhe i përvetësuan. Vetëm kur andej kishte shkuar një pjesë jona, ne e ndjemë dhembjen dhe e kuptuam shkurejen që na kishte ndodhur. Disa vite, ditën e natën, sikur ushtonte rreth meje shkyerja dhe ajo ishte e pranishme në biseda, në ëndrra, në frikë. U shkye, shkizmoi, doli nga ne – dëgjohej ngado.
Dhe shkyerja vazhdoi. Me hove e me ndvrprejrje, ajo ishte e pranishme. E quajtëm shkizmë. Dhe mbeti njolla e atyre që u iknin fëmijët, të afërmit. U bë e keqja që na vinte nga gjaku ynë, nga të afërmit tanë…

II.

Po shkruaj këto radhë me shpirtin e mbushur pezmë. Dhe ky pezmë më kapërthen sa herë hidhem në krah të mendimeve e ato, të duarduarshme e të rënduara si retë vjeshtore, fillojnë e më rrahin pamëshirshëm, padhimbshëm, deri në thellësi të pamata të mundimit. Më shtrëngojnë me një rreth frymënxënës e të më errësojnë horizontin, mu në pikë të ditës. E zemra, ah kjo zemra, është bërë si bimë e tharrë nga mungesa e të reshurave. Brendia ime pret një vërshimë të madh lumturie, edhe pse po lëndohet nga ky shtrëngim mendimesh. Kurrsesi nuk po gjej qetësi e nuk po pranoj të ndahem nga shpresa. Loja e frikshme e shkizmëz me mua dhe në mua po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Brendia ime është ishte gjithnjë e më e plogësht. E kuptoj më thellë këtë atëherë kur nuk është koha e kotem, kur shtrihem i lodhur e më ngulfasin pamje të shkizmës; kur mundohem ta shpëtoj veten nga mendimet e zhytem më thellë në to. Me agun e parë dal në dritare dhe sikur më shurdhojnë bërtimat që nuk i ndjen askush e heshtja që flet tepër, tek mbetem duke parë ngatërrimet e kohëve të shndërruara në mumje dhe tek ndjej dhëmbët e kohës të hanë shumë nga koha e popullit tim. Rrezet mashtruese sikur ushqyen dhembjen brenda meje. Po këputem nga sëmbimet në pjesë të ndryshme të trupit e në kokë po më shtohet vazhdimisht nga një zhurimë e tmerrshme. As atëherë nuk e harroj dot botën jashtë meje e nuk nisi të merrem vetëm me veten. Ndjell pamje njerëzish të përkushtuar qenies sonë dhe besoj se nuk do të bëhemi të gjithë pre e shkizmës.

 

Rrahim Sadiku

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s