Poezi nga Shpend Sallaku Noé
***
Djajtë më flasin rrok
dhe shpirti më kot kërkon qetësimin,
dhe muskujt drithërimin,
dhe zemra tundimin.
Djajtë flasin rrok.
Ej, çliromëni, qafën nga vargonjtë,
të mbys gulçimin që sʼmbytet
të shpirtit rebel
të dremitur në qoshen e plogët.
1972
Në ditën e viktimave të komunizmit, po ju dhuroj një poezi timen të shkruar në adoleshencë. Nuk është botuar ndonjëherë. Nuk është prekur. Bën pjesë në grupin e poezive të hequra vazhdimisht nga librat e dërguar për botim qysh në fillimin e viteve -70.
autori