Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
PORTRET FLU
 
Iluzionohemi,
në realitete të padukshme
vonë, shumë vonë e kuptojmë:
Ne jetojmë thjeshtë pasojat…
 
Mbetemi fotografi
brenda kornizës,
varur në mure me tulla të thyera
veshur me kujtime.
 
copëza mozaiku
shpërndarë nëpër vende,
ku askush nuk shkel…
 
 
 
TË LUTEM
 
Të lutem,
mos ma ler dorën bosh.
Në s’ma mbush dot
me nxehtësinë e dorës tënde,
mbushma me dritën e mungesës së akullt.
Mos ki frikë
do ta duroj këtë dhembje…
 
Të lutem,
mos ma ler dorën bosh,
nëse s’ma shtrëngon me unazat e mallit tënd.
Mbushma përplot me boshin e harrimit
i vetmi rast,
kur plaga e shtrëngimit nuk dhëmb…
 
Të lutem,
mos ma ler dorën bosh…!!
 
 
 
MË DUHET NJË VARG
 
Më duhet një varg,
ndoshta si ai vargu i dallëndysheve,
që bëhen gati për të shtegëtuar.
 
Ndoshta si ai vargu i rrezeve,
që plasin xhamin e natës
për të aguar!
 
Më duhet
një varg këtë natë
ta përkëdhel me buzë
gjatë…
 
 
 
LARGIM
 
Nuk e di se ç’qe ajo arratisje pa kthim
Ajo dhimbje e çarë nga një rreze e trishtë
Kundroja në heshtje të ftohtë fatin tim
dhe prekja me gishta një lule të brishtë.
 
Nuk ishte as frikë, as humbje, as hall
Nuk ishte therje në ashtin me të thellë
Ndoshta ishte ngopje me dhimbje e mall
Largim i një stine, që sërish të ndjell.
 
 
 
MUZG
 
Trazuar bota:
Errësirën veshin
ëndrrat e brishta…
 
Kërkoj pak dritë
në gishtat e tu
prekje të trishta!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s