Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Poseidon

Ti Poseidon,
që me skeptrin e erërave në dorë
detin e shpirtrave trazon,
ishujve të harruar të mallit
ngre tajfune dhimbjesh,
përplasesh zhurmshëm memories
e lë gjurmë njohjesh
të dikurshme
vraga që shquhen nën lëkurë
tërhequr trupit lodhur
në krahë trishtimi rendur
regëtimë gjer në re.

Sirenat ngrirë në mermere sfinksi
luajnë kambanat,
si në marshin e fundit
nën qirinj yje
akrepave të ndalur
e gjëmimit që trondit
dashurinë,
fshehur thellë në zemër!

@ Julja

 

***

Orët e heshtjes,
si gra të ngrata
tërheqin këmbët akrepa zvarrë 
vrazhdave të pritjes
shpresash tashmë venitur
në klithma kujtimesh
nuancave gri
dritës rrëzuar
në bulëza lotësh,
që trishtimin mbjellin
hapësirave bosh
fjalëve të pathëna
mekur psherëtimash…

@Julja

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s