Poezi nga Mirela Terziu
E gjall’…
T’bukrat vetullat, jam harku
pri syve t’tu
si thonjt’ e etun t’korbit
n’darkn e tyne t’mramjes .
L’shohem e regjem n’kripsin e lotit tand
tash po m’dashuron, se kam ma shije…
E gjall’,
shpirtin tand shoh kur bahet lypës
n’kët përsnitje që mbillet
Rritet shpirti yt lypës, rritet!
Mes tij e t’gjalls’ e kuqja e vreshtit t’rrushit!
***
Na lindëm, për me u taku,
për me u dasht’, t’lirë, si shpirtrat tanë
Mollt’ e gishtrinjve,
mbijn’ lazdrimin, n’burrërin tande t’krahanorit.
Bukunija e gjithkajshme,
si nji pend’ vocrramë zogu,
m’peshon n’buzt,
si dy qershi t’pjekuna.
E th’rras me za t’nalt,
se kishim me u taku,
se paskena ken’ t’udhhequn nga dikan
Na lindëm fillak e t’lirë, e k’shtu kena me u dasht’
zbrazun kupat s’bashku hyjmëni, e gjithkand nga e tija,
E k’shtu kena me dekë,
t’lirë e duke dashtun.