Poezi nga Myslim Xhaferaj
FAT…KURBETI
Fat kurbeti na dha zoti
Si zogj korbi të shpërndarë
U verbua syri nga loti
Lëngu lotit si ujvarë………
Bijë e nënës yll i rrallë
Si m’u largove nga sytë
Si qyqe po pres në shkallë
Vetmia si lag në fyt.
Po të pres të vish o bijë
Zëmra nënes nuk qetohet
Edhe dheu po ta përpijë
Me vërtik ptej varri çohet….!
Ma sill faqen te ekrani
Të puth nëna shpirt plagosur
Se m’u përvëlua xhani
Nga mergimi i pasosur………
@M.Xhaferaj
MJEKJA E DISPANCERISË…..
Kushtuar dr. M.H.
Pirgu… me bluza të zeza
M’i rëndoi qerpikët sonte…
Mu afrua nënën Tereza
Më dha bluzën që zbardhonte…
Mjekja e dispancerisë
Të kristaltë e mban abjentin
Pa gjëmbat e marrëzizë
Që e përcëllojnë…. pacientin.
I qëndon punës si bletë….
Kur mbledh nektar fije fije…
Dorën si pupël të lehtë,
Si një dorë perëndije …!!!
Zëmër Diellë, sjellje dritë,
Hallall qumështin e nënës
I shkëlqejnë mirësitë….
Siç shkëlqen drita e hënës.
Rrallè ksi lulesh bje pranvera…
Me qiri mund t’i kërkosh !
S’dergjet …pacienti te dera
Në se xhepat i ka bosh….!!!
Me sytè e shpirtit mjekon
Jo me sytë e grabitqarit
Si një hajmali e mblon
Betimin e Hipokratit.
Gëzon cilësi hyjnore
Për pacientin qiri tretet
S’preferon të reklamohet
Anonime do të mbetet…
Njerz të tillë me dritë shpiri ,
Janë si gurë xhevahiri,
Manteli prej humanisti
Kundërmon aromë bliri….
S’ndryshon ngjyrë fisnikërija
Është si puna e floririt
Nuk i zhbëhet bukurija
As kur bje në pirg të hirit…!!!
..@ ..Tiranë 20 gusht 2017….