Poezi nga Teuta Osmani
KY DIELL, KY DIELL
Seç më kujton ky dielli i përvëluar arave
veshur si një veludh ngjyrë e artë nëpër fusha, male ,
bregore e lumenj,
pafund!
Më kujton erën e djersës së mamase kur vinte nga puna ,
në bujqësi, në shpatull hedhur lopatë e furkën për të nxjerrë një copës bukë!
Më kujton ato vite kur unë isha fëmijë,
më vinje ti Nënë shëmbullore, me aromën e jetës,
djersë e mirë
më përqafoje ,
më ledhatoje me lodhjen tënde, dashamirësi!
Më kujton ky diell i shekujve fytyrat e prindërve të mi
të rregjur nga rrezet e ditës nga mëngjesi deri në perëndim!
Ngjyrë ari ishin ballet tuaja , të rrudhura ndonëse që të rinj,
nga vuajtjet e jetës së shumëpritur për të rritur këta fëmijë!
Sa herë diellit i dalë përballë, nuk ka ditë të mos Ju kujtoj,
se me diellin i dilnit ballë, dhe kohërave me ngric e dëborë!
Nuk harroj duart me kallo kur nuk qaheshit asnjë ditë
por vazhdonit jetën krenare pa patur asnjë ‘oh’ në jetët plot dritë!
TEUTA OSMANI
8/8 2014 USA
NJË FLUTUR
Pas kapjes së një fluture
nga krahët me ngjyra,
e lëshova si papritur
ajo për të fluturuar!
Më pas, vura re se
një pluhur m’kish lëshuar,
mbetur si ngjyra-ngjyra
në të miat gishta n’duar !
Më gjëmonte nga mbrapa
më ngatërronte me lulet,
dhe unë përsëri e kapa
dhe nuk mund të rrija!
Doja vërtet t’i ngjasoja
shume asaj lëkure,
mëndafshi m’përshkonte
ngjyrat e kësaj stine!
TEUTA OSMANI
26/8/2014 USA
E PËRKËDHELUR
Ndjehem e përkëdhelur nga rrezet e Diellit
si një lule nga gonxhe tani që sapo ka çel,
nën dritën me rreze, ngjyra vesh mbi veten
nga ato të ylberit e pas shiut sapo rënë!
Ndjehem si fëmijë e stinëve radhë në jetë
që kurrë s’e ndjej vrransirën në timen zemër,
pas rrahjeve tik – tak e hedh hapin që të ec’
dritë e shpirtit nuk m’shuhet me diell n’preh’ër!
As Hënës nuk i përulem sa të jem e gjallë
nuk i përulem as netëve ku yje ndrijnë përnatë,
as ëndrrave të marra që ditë – netë më zgjat
nuk i përulem as moteve që kthehen në acarr!
TEUTA OSMANI
25/8/2014 USA
Refleksion
Rsfleksion mbi re nga rrezet diell…
Pikturojnë peizazhin mbi xhamin prej kozmos
Ato (re) bëjnë si dritë gjurmë të përkohshme
Dhe gjithçka ndërtohet si likoplastë dore.
Dhe unë në një qoshe vërej horizonteve
Mbi ujin e kthjellët që duket sfondeve
Dhe sytë e mija marrin ngjyra – ngjyra
Dritëhijeve,zor se kanë natyshmërinë tek mua.
Dhe vija – vija në piedestal e përshkojnë mesazhin
Kur dielli në të hyrë të mbrëmjes I lë hënës
Flakërimthi shuhet drejt hartës së zhdukjes
Si gjurmë mes kaltërsisë, duel I këndshëm I ëndrrës
Teuta Osmani
24.8.2016 Usa.