Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
 
KY ZË GJYSMË PËR GJYSMË
 
Ky zë gjysmë vendas
e gjysmë prurës i mendimit të dhembur
ka kohë që rri aty ku bluhet frikë.
 
Të vërtetën ndoshta heshtja do e zgjatë
për të mos rënë në zilitë e pafuqive,
që djersën sitin në horizontin parazitar.
 
As shau, as ndëshkoi, genocid
as mbjell, as korr dermanët e dënglave me rraqe,
që dhe kur flaken për të tjera me ar
bosh se bosh i mbetën prapë,
se këmbët si shkelën në baltë
as vaji në bërryl s’ ju ngjye në hall.
Rrethi mavi në sy s’i rrojti pas turnit, pa turn
e lesa e kopshtit për çamarrokët ,
si ka mbyllur koqe’vet nën pulë.
 
Atyre që shollën tërheqin zvarrë,
se shohin targa lloj -lloj
aq i bën për ylberin industrial
po me strehë të leshtë
nuk ndalin.
që si relike etërit i lan.
 
Sa e dua këtë magji
dhe e vetme s’jam në gusto antike,
por jam bijë e degës së tim ati,
që më la amanet dëgjimin e kades, ku i kish vdekur i ati;
Jam hyrje e kindeve që hap lesë,
jam dhallë mbi xanë kur shkel
jam frikë mbi Vjosë, kur varret përkëdhel
 
ky peisazh ndjell hare
në ç’do gjumë pas turnit,
aq sa ngazëllejnë dhe qyqet në koçek,
kur kuriozitetin kryeqytetar se honepsin dot,
me zë më ndëshkuan
mbi avlli të derdhja ca lot.
 
Tok i përzieva kur thash, njoh koçulla e groshë
i ngjita dhe hundëpërpjetësinë kur thash nga vij,
kur “turpin” e duhanit shkova në shtizë
e qava se verdhja më pushtoi gjithë gishtrinjtë.
 
 
Tani si me çekan mbi kartë të bardhë
kërkojë t’i modeloj,
Shqipërinë të kapërcej,
po rruga s’më është më e lehtë.
 
Tani që në llërë po mbaj serum
asnjë nuk do lë të më rendisë më
dokrrat e gjenocidit të fjalës,
se lapsin s’ma mbajnë as çarçafët.
 
 
 
HOKE KALËRUAR MBI TREBESHINË
 
Përngjasimi i pangazëllueshëm i vegjëlisë
pas ikjes nga e gjallë shpërtheu në dëshirë.
 
Urdhëro, si urdhëro, “detyrim bijë”
e motërzë e vogël’o
linte gjithësesi nënkuptim ,
që dhe aq seriozisht nuk e kish.
 
S’pihej me fund bindje e tillë,
kur i fqinjëzoheshin bëmat e saj të rinisë.
 
Kur ja merrte vënçe,në dyzetëegjashtën e pas
pa ditur që për të ishte prerë datë,
për drithë , gjedh e pak fjalë.
 
Vellua mbi kalë të bardhë
kapërceu mbi Trebeshinë…
…ajo s’ njihte Doruntinë!
 
…, as timin’ at!
 
Kur syri sa ja pa: Aman ç’thëllëzë
tronditi vendin e vellon ngriti lartë.
 
Ajo hundën kurriz samar i pa.
 
Që nurin e saj mos linte pa hak
…për gjashtëdhjetë vjetët pas
“samari” qe hoke e gaz.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s