Poezi TANKA nga Seti Vladi

Poezi TANKA nga Seti Vladi
 
 
☆☆☆
 
Si vesa e mëngjesit u trete
buzë kroit që etjen ta shoi,
sorkadhet rreth teje lotuan,
zbritën yjet e në krah’ të morën,
një yll tjetër qiellit i shtuan.
 
 
 
☆☆☆
 
Diell i akullt.
Fryn erë dimri.
Lisat nga trungu degët rrëzojnë.
Sa të forta këmbët e mia,
rrugën vazhdojnë!
 
 
 
☆☆☆
 
Atë vjeshtë,
u nisën patat në mërgim,
retë me shi rrugën u mbuluan,
krahët s’i ndalën në fluturim,
lagunës me diell zbritën e pushuan.
 
 
 
☆☆☆
 
Këndojnë
peshkatarët mbi rrjetat e begata,
valëzat e bardha fytyrat u spërkasin,
fluturon gëzimi, zbret nëpër kalata,
nga lart pulëbardhat duartrokasin.
 
 
 
☆☆☆
 
Miku mik,
të errtën bisedë e gris, e dëbon;
në kasollen e vetmuar në male
diell lëshon.
Pemët çelin petale.
 
 
 
☆☆☆
 
Pranverë,
një det me lule në gjithësi.
Vetëm zemra jote degë e tharë,
vjeshtë e vonë
me shi.
 
 
 
☆☆☆
 
Nxitojnë lulet e vesuara të çelin,
aromë fushe me plug e farë,
gazetat pulsin e ditës sjellin,
gumëzhijnë shkollat nga zërat e bardhë,
cicërima dallëndyshesh mbjellin.
 
 
 
☆☆☆
 
Përflak shpata ekranin e lavdisë,
mbi kuaj të bardhë fluturojnë torviollet,
Lekë Dukagjinët e historisë…
Majat e maleve ngarkuar me re,
përkulur kortezhit tënd Skënderbe.
 
 
 
☆☆☆
 
Thirri dhelpra pyllit :
– Ujku ndërroi jetë!
Përdore me pyllin festuan barinjtë,
më pas mjegullave u shtrinë.
Gardhit hyri ujku e bëri kërdinë.
 
 
 
☆☆☆
 
Vetëm dy tufa lulesh
në duar të më vini,
asgjë nga ceremoni e vjetër,
nënës e babait me lot tua jap
atje, në botën tjetër.
 
@seti pezaku vladi
30/6/2017
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s