Poezi nga Anjeza Dielli
***
Unë si ti.
Ti si unë.
Koha,
putër lepurushe
që përkëdhel të voglin;
mua më ndjek,
ty të shkel,
si shkel hëna
në borë të pashkelur.
Qerpikët e ngrirë
shkrijnë
si akullnaja;
e shikojnë mëngjeset.
Vrapoj të kap gjumin,
të ka marrë peng.
Kthehem majtas,
pastaj djathtas,
rrugicat ngushtohen prej tymit,
njerëzit nuk shohin;
ti zgjat krahet
mes tyre…
më merr.
Koha
putër lepurushe
të dyve na shkel;
si shkel hëna
në borë të pashkelur.
Unë si ti.
Ti si unë.
Gusht 2017