Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Me heshtje përgjigjem

Edhe në vargjet që shkruaj,
Nuk munda dot
Ta largoj heshtjen,
Që shpirtin
Aq ndjeshëm ma ka pushtuar.

Me heshtjen
Kam ecur kudo në rrugë,
S’më kanë pëlqyer
As zhurma e as buja.

Edhe kur më përflasin
Me patëdrejtë e me shpifje,
Si përgjigje
U jap
Heshtjen
Dhe buzëqeshjen time.

 

Në se!

Në se dikur kam dashuruar,
Mos më thoni se kam bërë gabim,
Atëhere me kohën kam jetuar,
Një copëz jetë me dashuri.

Në se vargje shpesh kam shkruar
Për atë të magjishmen dashuri,
Mos më thoni se kam gabuar,
Isha veç një djalkë i ri.

Dashurinë kam lavdëruar,
Dhe Atin e Madhnishëm
Që më dha guximin të shkruaj
Për ndjenjën e dashurisë së praruar.

 

Mjegulla shtrihet mbi liqen…
( Pog. Nëntor 2011 )

Një mjegull e lehtë po shtrihet mbi liqen,
prek lëkundjen ritmike të valëve,
ca re te hirosura lart në qiell,
duken si flokët e zgjatura të maleve.

Erëra të ftohta gjithandej po fryjnë,
nga malet të ngarkuara zbresin retë,
dallgët kanë filluar njëra – tjetrën të shtyjnë,
të shuhen një nga një në bregun e qetë.

Valët e liqenit trazuar shkumbojnë,
shelgjet degët kanë lëshuar mbi liqen,
zgalemat si flokza bore fluturojnë,
njerëzia përgatitet për dimrin që po vjen!

 

Edhe yjet vrapojnë

Ju vizitorë,
Qëndroni pakëz në qytetin tim
Dhe shikoni muzgun kur bie,
Sepse
S’kini për të parë
Askund
Bukuri të tillë.
Hidheni vështrimin mbi liqen
E përreth kodrave
Dhe shikoni si ndizen ngjyrat.
Edhe yjet e qiellit
Vrapojnë për të parë këtë bukuri!

 

Ne jemi mokrarë 
( Korrik 1991 )

Të gjithë flasin për fshatin tim,
i madh e i vogël e pijnë rakinë,
njëri prej tyre jam edhe unë,
ca e dine dhe ca s’e dinë.

Kështu pimë ditë e natë,
e vitet ikin me rradhë,
pranverë, verë, vjeshtë e dimër,
rakinë e kemi të parë.

Ne jemi mokrarë,
nuk kemi të share,
ne jemi bujarë,
jemi krenarë që jemi mokrarë.

Me çiltërsi e dashuri urojnë,
mokrarët kudo që jetojnë.
zemrat i lënë të fluturojnë,
të shkojnë, atje ku duan të shkojnë.

Mokrarët janë të harbuar,
gotën e rakisë mbajnë në duar,
sofrën plot e mbajnë shtruar,
për miq, të afërm e të larguar.

Ne jemi të parë,
se jemi mokrarë,
mikpritjen tonë,
gjithkush e ka parë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s