NË MBRETËRINË E KANUNIT / Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

NË MBRETËRINË E KANUNIT

Mbretëria e kanunit…
nga koha e pishës, vetmi e lot
mëngjezi i viteve me plagë,
fëmi lindin e riten me ngjyrën e vdekjes!

Pikëllimi i voglushve…
varfëri,pa babë e bukë,
dora e kanunit funerale të shurdhëra.
Nga barku i tokës, era e gjakut
shtojnë farën e hasmit!

Koha e kanunit e nëmur…
e zia e varfërisë puthin baladën e vdekjes,
helmi i hasmit mbyll shtigje e rrugët e jetës.

Fëmi të zbardhur, vdekja i mallkon
ua vjedhin buzqeshjen, lodrat,
në kënd të murit, hasmi
njomzakes shpirtin ia kryqzonë!

Gjakëmarrja e pashpjegueshme…
as ligji, as kryqi as Zoti
kullën e ngujimit s’e djegin dotë…
Fëmijë lindin të thinjur,
vdesin pa diell në sy!

GJITHËKUSH MERRET ME POLITIKË…POR ASKUSH NUK PO BZAN PËR TURPIN E MADH QË KA PUSHTUAR SHUMË ZONA TË VERIUT…AJO E GJAKËMARRJES!
KU JANË POETËT, SHKRIMTARËT, INTELEKTUALËT, MËSUESIT DHE SHTETI??…

Gjakëmarrja, ky kancer i shoqërisë Shqiptare! Ngriheni zerin, poet, shkrimtarë, nëna dhe motra e ju drejtuesë të Shoqërisë civile!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s