NËSE IKI / Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 

NËSE IKI

Kushtuar vendlindjes sime
Iljarë (vend i diellit)

I shkel syrin diellit çdo mëngjes një perlë,
grykës së malit me aromë çaji.
Fëmijëria ime me fustan të verdhē,
qëndisur pafund lulemaji.

Liza çudirat i ka lënë te “Kula”,
në ujërat e akullt tani krihen kukullat
Erërat i kanë shkundur dardhët e buta
gjerdanë lurushqet mbështjellin në kulpra.

Pranvera atje vjen me zëra foshnjash.
Yjet zvariten drejt strehës së qetë.
Gugatje pëllumbash simfoni të ngrohta
I dua tani, që pranë s’mund t’i kem.

Dikur u nisa me valixhe udhëtimi
Jo ato që kanë aromën e bredhtë,
por ato që brenga u hyn brenda shpirtit
dhe bien nga duart vjetërur shpejt .

Në të fundit ditë do të shkoj pranë lisit,
fijet e barit do përkëdhel për ty .
Ta dëgjoj unë zërin kur e thyej plisin.
Nëse iki …
Ajo botë më tremb pa fëmijëri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s