Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

SFIDË

Nuk është fundi i botës,
tek një shkallë e thyer,
as tek goja e një gremine të etur,
ashtu siç nuk mund të rri toka në terr
nga gjëmimet ortekëve të vdekur.

Nuk ka si të jetë fundi i botës,
kur perëndimi është ende larg
dhe dielli yt shkëlqen në zenith,
ashtu siç nuk thahet burimi i lotit
kur sytë bashkëudhëtarë rrëfyes
të shoqërojnë me dritë.

Patjetër, fundi do të vijë një ditë,
siç ka ardhur dhe vjen për çdo gjë tjetër,
por ka ende shumë kohë
të falen lutje shprese Perëndisë,
për t’i jetuar vitet e ditarit të jetës.

Jo, jo! Nuk është fundi i botës
tek një shkallë e thyer,
e gjithë kjo botë është greminë.
Diell i shpirtit t’i ka bërë syt ylber
për të sfiduar shkallët në ngjitje
dhe për të jetuar dashurinë.

 

S’JETOJMË SHEKUJ

Përse kemi lindur në kohë të gabuar
Akrepat e orëve s’u puqën në një vend
Sikur koha të ndrronte drejtimin e kërkuar
Unë do të blija orën më të shtrenjtë.

Dhe do e kurdisja me baterin e zemrës,
Zemra binjake në një shinë me mua
Dueti i shpirtit nëpër notat e këngës,
Do i thosha Zotit: Gjë tjetër nuk dua!

Por kohën s’e kthejmë dot mbapshtë
Ndaj jetojmë si në urë të dilemës
Ne pimë dritë, dhe dehemi me natë
Duke përkundur imazhet e ëndrrës.

E shkurtër kjo jetë, ndaj duhet jetuar
“Sikur, sikur…” është kohë e humbur
Fati, dihet, që herët është shkruar
Por të dashurosh është shumë bukur.

Ndaj s’do pyes fatin se besoj Zotin
Dhe zemrën time, miken besnike
Edhe të dua s’e ndryshoj dot botën
S’jetojmë shekuj, por vetëm vite!

Ka shumë kryqëzime udhëve të jetës
Shumë lumenjë pa ura dhe ura pa lum
Por kush shikon me fenerin e shpresës
Dhe plagët e shpirtit i ve në gjumë.

 

PËR ËNDRRËN E NJË ËNDRRE

Nuk di sa shkallë kam për të ngjitur
deri tek honi në greminë;
Ndoshta më ndodh dhe mua si Sizifit
ai gurin, unë dashurinë.

Sizifi- biri i mundimit, nuk hoqi dorë
nga shpresa e lartësisë
Mbyste i djersitur klithmat e dhimbjes
diellin tek syri i Perëndisë.

Me zjarrin e një bese, sa një mal malli,
unë kërkoj paqe me vetveten;
Edhe i vdekur do i ngjit gjithë shkallët
fati atë rrugë më ka zgjedhur!

Varri im ndodhet tek foleja e një kënge,
tok me fenerin e shpirtit;
Mbi mermer, atje ku shkruhet çdo emër
do lexohet: “Vdiq si Sizifi!”

“Vdiq, ashtu siç betohej se do të vdiste
për zemrën e një zemre;
Gjithçka për atë dashuri e humbiste,
dhe për ëndrrën e një ëndrre!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s