Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Luksi i pakicës mjerimi i shumicës” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Luksi i pakicës mjerimi i shumicës” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: Luksi i pakicës mjerimi i shumicës
Redaktore: Dorjana Sterkaj
Ballina: Agim Sulaj
Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-244-82-6Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shkurt 2018CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded N.
Luksi i pakicës, mjerimi i shumicës : ese / Denilu ;
red. Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2018
64 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-82-6

1.Letërsia shqipe 2. Ese

821.18 -4

PARATHËNIA

Të shkruash ese në kohën e modernitetit është guxim intelektual. Eset dhe modernitet janë skajet e dy kulturave të ndryshme? Edhe nëse kjo pyetje është e skajshme, një gjë dihet me siguri: moderniteti dhe pena e Denilu janë shumë larg njëra tjetrës. Letërsia, në veçanti poezia, është kështjellë e rrethuar, në muret e së cilës hedhin zjarr e gurë, shigjeta e shtiza…, në të vërtetë, hedhjet nuk janë armë të vërteta mesjetare, por janë armë cinike e përqeshëse: përbuzje si shigjeta, nënçmime cinizëm si zjarri, përqeshje si helmimi i ujit. Përfundimisht, letërsia është shumë e plagosur..Deda me ese ,roman dhe epigramin sikur e kuron letërsinë Letërsia është komunikim njerëzor dhe jo para. nën dorë Jeta virtuale po i bën njerëzit gjithnjë e më të pakënaqur, më të hidhëruar me të gjithë, më të dëshpëruar e më të etur për gjithçka, projektues të fushatave të ndërdijshme për pushtime të mbarë njerëzimit. Mirëpo, letërsia është komunikim njerëzor dhe jo armë për dominim. Më në fund, letërsia është e rrezikuar nga vetvetja, nën trysninë e manive për të shpikur letërsi që ikën nga letërsia, Letërsi që nuk komunikon me njeriun dhe lexuesi nuk gjen ide me të cilat mund të komunikojë në letërsi..Fatmirsisht autori Ded Nikoll Luca jo vetëm në epigrame dhe poezi, edhe në prozë,por dhe me librat psikologjik ja ka arritur të jetë i veçantë. Unë personalisht më shumë e çmoj romanin postmodern, por guximi për të shkruar ese është shumë më i madh se guximi për të shkruar romanin, sepse romani ka krijuar hapësira të mbijetesës duke u përshtatur me modernitetin. Ka plot romane të famshme të modernitetit, të cilat kanë tradhtuar idealet e letërsisë, megjithatë janë të famshëm. Kodi i Da Vinçit i Dan Brown-it për më pak se dhjetë vjet është shitur në 17 milion ekzemplarë luksi dhe në 6 milion ekzemplarë të lirë. A mund ta marrë me mend dikush që poezia e një poeti modern të shitet në mbi njëzetetre milion ekzemplarë? Duke lavdëruar nominimin e librit me poezi të Jan Wagnerit për Çmimin e Panairit të Lajpcigut (2015) në kundërvënie ndaj romaneve, kritikja letrare gjermane Felicitas von Lovenberg, thotë se “ka mundësi që ky panair do të mbetet në histori” vetem për këtë arsye.

 

Ded Nikoll Luca

Megjithatë, ky libër me poezi që mundi romanet, mezi është shitur nja gjashtë mijë kopje. Ded Luca më fal se u zgjata, ti nuk je qytetar i pasur i Amerikes je një emigrant shqiptar i varfer në Itali Arti ka kuptim vetëm nëse komunikon me njeriun.Dyzet e tre librat e Ded Nikoll luces komunikojnë dhe janë në komunikim me njeriun Arti, në cilëndo formë, nuk mund të ekzistojë pa komunikim të drejtpërdrejtë e të thellë me njeriun. Libri me Ese dhe vëzhgime me titull “Luksi i pakicës mjerim i shumicës” nuk është një xhelozi e autorit të varfër që nuk arrin të ja dalë ekonomikisht me të ardhurat e vogla. Deda është i thjeshtë dhe jep kushtrimin se ata gjakpires që shkojnë në luks të shfrenuar janë ata që e vrasin popullin ekonomikisht dhe e kanë derguar në mjerim.Nuk mund të harrohen as titujt e eseve si ” Pushteti han shtetin” apo eson me titull ” Luksi gropos imagjinaten”Titujt janë kuptimplotë si “Lajmet e plehrave që nuk plehërojnë”Një zbëthim rrënjësor merr edhe esoja me titull “shtresa e mesme”Po shkëpus një fragment nga kjo Ese e mrekullueshme”Eh sa ka vuajtur e lënduar në mjedisin e tij fillestar, sa vështirësi ka kaluar por që nuk ia ka rrëfyer dhe nuk do ia rrëfejë kujt. Jeta përbën një shans të bukur, e zakonisht, shanset e bukura janë të rrethuar nga vështirësi dhe sfida të cilat nxisin dhe ndezin vullnetin. E qara e të porslindurit nuk është shprehje e pesimizmit nga jeta, por është një alarm se në rrugën e arritjeve i duhet të durojë rreziqet dhe vështirësitë. Një botë plot shanse ashtu siç është plot njerëz, aty ku ka rivalitet të ndershëm, dialektikë, dihet se ka edhe xhelozi . Mosmarrëveshjet mes njerëzve lindin konflikte, bëjnë të shpërthejnë luftra me armë por edhe me fjalë. Ndonjëherë sa herë që hedh hapin, shpërthejnë mina dhe ngrihen pusi, edhe pse nuk u dihet burimi. Përse? Prej kujt? E tillë është jeta, e mbushur me konflikte, e që thelbi nuk u dihet në të shumtën e rasteve. Lipset që pengesat dhe barrierat përgjatë rrugës, ti shohësh si motive dhe stimuj për të nxjerrë më shumë energji, jetë dhe vepra. Ato bëhen shkak për tu afruar me të tjerët me të cilët keni emërues të përbashkët, ato mund të aktivizojnë energji të fshehura dhe të ndrydhura. Shijoji sfidat dhe lexo aspektin e tyre pozitiv, të afërt apo të largët. Nuk ka sfidë më të keqe sesa të lindë robi dhe të rritet me të gjitha të mirat, me çdo kërkesë të plotësuar në çast. Luksi mbyt ambiciet, gropos imagjinatën dhe e lë trupin pa shpirt, duke mos e shijuar kënaqësinë e arritjeve dhe ëmbëlsinë e përmbushjes së ambicieve. Kjo, pasi nuk bëhet krahasimi me hidhësinë e privimit. Ai është rritur pa e ndjerë nevojën për rezistencë, kreativitet, lodhje e mund, të cilat janë pjesë e jetës. Kur shpërthen talenti nga një ambient luksi dhe konsumi të lartë, ai është një talent i rrallë dhe i vështirë të tretet. Civilizimi që ndërtoi njeriu nuk është gjë tjetër veçse një reagim ndaj sfidave të përshtatshme të aftësive të tij. Kur një njeri arrin të trasnformojë sfidën aktuale në energji që e motivon nga brenda, sfida përkthehet si një ftesë e hapur për sukses dhe epërsi. Ndërkohë që kur pengesa buron nga brenda, nuk të bëjnë dobi faktorët e jashtëm që janë në favorin tënd. Një varkë e prishur nuk lundron dot, sado që erërat fryjnë në drejtimin e duhur…!
Të lexosh librin me ese të Ded Nikoll Luces mëson shumë gjëra që nuk i ke ditur.

Me respekt Ismet Tahiraj, poet, Kosovë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s