BËHUNI VEPËRMIRË / Poezi nga Adem Abdullahu

Poezi nga Adem Abdullahu

 

BËHUNI VEPËRMIRË

Për mirësinë është folur që nga krijimi i njeriut.
Librat e shenjtë kanë thënë:
bëhuni të mirë,
bëhuni të drejtë,
bëhuni lehtësues e jo vështirësues,
bëhuni vepërmirë,
pas mëkateve e gabimeve
bëni punë të mira,
t’i shlyeni të këqiat e mëkatet.

Por e keqja vazhdon në mesin tonë.
Vazhdojmë të ruhemi nga miku,
sepse armikun e njohim, i rrijmë larg atij.
Ruhemi nga ata që na shiten si miq,
e me të tjerë na shpifin një mijë e një të pabërë.
Ruhemi nga ata që i ka mbuluar harami
se ata janë të pacipë e të pabesim.

O Zot na ruaj!
Na ruaj nga fjalëmëdhenjtë që gënjejnë pa fije turpi…!
Nga patriotët që nuk e duan vëllain që ia ka lindur nëna,
e po i bie ta dojë shumë një çam apo një arbëresh…diku.

Na ruaj nga ata që çirren me fjalë të mëdha për atdheun,
e atdheun e kanë mall për kusuritje interesash meskine…!

Na ruaj nga gënjeshtarët e të humburit
në pellgun e haramit, zullumit e zilisë…!

Na ruaj Zot nga përgojuesit e miqve e shokëve,
që pesëqind shpifje të zeza ia thot pas shpine,
e kur takohet e përqafon, ia rrah shpatullat…!

Na ruaj nga matrapazët, zuzarët, tuxharët
që mamanë e shesin për pak flori e pak kolltuk…!
Nga ata që miqëve e shokëve u shkaktojnë
dhembje e mundime,
Nga ata që vështirësojnë e nuk lehtësojnë në vepër.

O Zot na ruaj nga sypangopurit,
që në syrin e tjetrit shohin qimen e flokut,
në të vetin nuk e shohin kaçubën…

Na ruaj Zot nga gjith këta, nga të tjerët ruhemi ne.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s