Kalendari poetik: Irina Borisovna Ratushinskaja (1954-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Irina RATUSHINSKAJA

Kalendari poetik: Irina Borisovna Ratushinskaja (1954-2017)

Është data e lindjes, sot më 4 mars, për Irina Ratushinskaja-n, disidente e regjimit sovjetik, poete, shkrimtare, skenariste. Studioi për fizikë në Universitetin e Odesës (Ukrainë). Më 17 shtator 1982 e arrestuan me akuzën “agjitacion për dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit sovjetik”; në prill 1983 e dënuan 7 vite me punë të detyruar dhe pesë vite internim. Ishin vitet e sundimit të carit të “butë”, Gorbaçov. Pasi vuajti tre vite e gjysëm burg, nga të cilët një vit në një birucë ku temperatura në dimër shkonte deri në minus 40°C., poeten disidente e liruan nga burgu në prag të takimit të Reykjavík-ut (Islandë) të presidentëve Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, si kërkesë paraprake e palës amerikane për çfaqjen e ‘vullnetit të mirë’ nga pala sovjetike.
Në vitin 1987 ajo me bashkëshortin dhe dy binjakët e tyre shkuan në SHBA. Me vendim të Byrosë Politike humbën menjëherë shtetësinë, që e rimorën në vitin 1998 nga presidenti Jelcin. Vdiq vitin e kaluar, më 5 korrik 2017 nga kanceri. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej saj, sot, kur do të mbushte 64 vjeç:

GJYKIM PAS VDEKJES…
(Посмертный суд и приговор неправый)

Gjykim pas vdekjes, dënim pa qënë fajtor.
T’i shkel rrënjët një qint her’e t’i shkul,
T’u harroftë dhe bari, o atdhe mizor.

Nga ky vend, që s’është ç’ka qënë dikur,
Tani me veten është duke luftuar,
Nga kjo vorbull e Rusisë së sëmurë,
Veç zërin tënd që jep shpresë mund të shquaj.

Koha, në tëmtha më godet çdo mesnatë.
Po, more zaptues! Po, more arkitektë!
Rusia juaj s’ka goditje më të qartë
Se ç’është gjuha që më fort se plumbi vret.

Mos harruat vallë? Harruat si na nxitnit,
Në të fundmet barrikada që donit,
Kur “Zjarr! Zjarr! Me dëshpërim hingëllinit,
Kuptoni, falni, mëshirë mos pranoni!

Ta lemë barin, mos t’i vimë vërdallë,
Shkele sa të duash, ai gjë nuk ndjen.
Por ndoshta, them, do të më vinë fjalët,
Kur vetë përpara Zotit do të jem.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s