Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

E DASHUR,TY PSE NUK TË PËLQEN VERA SONTE ?

Mua më tjek veshin qielli gri i Frosinone-s
mbi ty i Podgoricë-s, një yll kërthi po mëkonte
mbrëmbja nuk ka zë, hëna shtrydh lot të shkrirë.
E dashur, ty pse nuk të pëlqen vera sonte?!

Në gotën time pa prekur: pikë pikë, lotët hëna,
nuk mund të shmanget, si kroi në gusht lotonte
tënden, boshatisin sa hap e mbyll sytë buzët e mia.
E dashur, ty pse nuk të pëlqen vera sonte?!

Në gotën tënde bosh, peshkoj alga unë,
e sytë më bëjnë miza: imazhi yt notonte
në gotën time, lot pa fund shtrydh hëna.
E dashur, ty pse nuk të pëlqen vera sonte?!

Unë busull e çorientuar nga mungesa jote,
ti veriu i ngrirë: e vetmja përgjigje pa pyetje
njërin sy te unë, tjetrin te ti, hëna e shtangur
E dashur, ty pse nuk të pëlqen vera sonte?!

Me gotën tënde është ora të bëj kavalierin
melankonia përdore, në letargji më çonte
mesazhin tim nesër mbrëma t’a sjell hëna.
E dashur, ty pse nuk të pëlqen vera sonte?!

 

MOLEKULË MELANKONIE

Nuk e di nëse ti erdhe e ike
apo erdhe e qëndrove,
madje ka mundësi të mos kesh ardhur akoma
e në këtë çast që kjo pasiguri imja
po më shtyp si këmbë elefanti,
gjej një flok tëndin
në qoshkun e divanit
që ka formuar vetiu një hieroglife kineze,
që unë ja di kuptimin
edhe se nuk jam prej Kine.

Ti ose ke qenë me mua e tashmë ke ikur,
ose nuk ke ardhur fare,
kështu mendoj
e me flokun tënd në dorë
vrapoj në banjo
e si hap dushin si kam qejf unë,
dëgjoj zhurmën
që bën uji me presion
tek përplaset në lëkurën tënde.

Ti nuk je tashmë këtu me mua,
po nuk ka gjë
jam në sintoni me kurmin tënd,
litar drithërimash
që duhet ta përshkoj si pelivan
për të arrit te ti.
Gjithmonë kështu ndodh me mua
pasi ti ikën,
të gjej në detajet më të parëndësishme
që mendja mund ti shkojë njeriut.

Ti ikën vërtet,
pasi lë këtu me mua
një molekulë melankonie,
lidhur me dy të tilla
lumturie.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s