Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

S’ËSHTË LEHTË

Të harrosh netët kur hëna
Zbriste mbi gjoks të kodrës
E një dorë trembte shiun
Të mos i lag vargjet në strofë
Çdo gjë kishte frymëmarrje ritmike
Nē tarracën e shpirtit
Era vinte me fllad vjeshte
Sa fjalë i kam lënë pashkruar
Rrugëve kam harruar adresën e banimit
Dhe ëndrrat e përgjumura!

 

TË KËRKOJ

Edhe kur hëna nxjerr kokën
Si hajneshë në mesnatë
Sytë janë përplot lot
Një liqe e kam mbushur me dashuri
E ruaj si sytë e ballit
Një natë mes valëve të endem
Me lundërzën time mall
Të kërkoj brigjeve të shpirtit
Fjalë në zemër e mall.

 

NGA HIRI RINGJALLEM

Heshtje stinësh jam berë
Në kështjellën time më kërkojnë
Poet ushtarë besnik të fjalës
Si gur peshon mbi ëndrrat e mia
Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri
Në prush
Ku hiri sërish kthehet në zjarr
Ti vjen në ditëlindjen time
Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia
Vdes ringjallem në strofën time
Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë
Njomë jetën me lule pranvere
Ti je Pranvera e lotit tim
Unë hiri që të djeg.

 

KUR TË VIJ

Do ta puth lotin në varg
Gushën me fjalën e pashuar
Lë të zbresin yjet në mesnatë
Si zjarr
Do ta rikthej rrjedhën e lumit
Mërzitur nëpër luginë
E heshtur do të flas me Ty
Sikur flet ëndrra me dashurinë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s