7 MARSI NDRYSHE… O ATDHE I DASHUR, PSE KAQ MONOTON?! ( Letër Q. Shemës, mësues në Qesarat) / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

7 MARSI NDRYSHE…

O ATDHE I DASHUR, PSE KAQ MONOTON?!

Letër Q. Shemës, mësues në Qesarat

30 e ca vjet më parë, në një natë të pikëlluar unë i shkrova këtë letër – poezi mikut dhe poetit të mrekullueshëm tepelenas, Qazim Sheme. Për arsye që kuptohen, poezia u botua pas viteve ’90. Por me që sot është 7 Marsi, desha të kujtoj me anë të saj, se jeta jonë si mësues nëpër fshatrat e lodhur shqiptar, nuk ishte ashtu siç përpiqemi ta kujtojmë brenda skemës tradicionale, me gëzimin që jep bota e nxënësve. Përkundrazi, shpesh ishte brenda një trishtimi gërryes dhe një vetmie të pashërueshme…Të paktën për ne; mua, Ilirian Zhupën dhe Qazim Shemen, që mezi prsinim të shtunën që të takoheshim.

Nën dritaren time kalon Vjosë e lodhur,
Dal t’i them dy fjalë për ty, si letër,
Ku bën kthesë në Qesarat tek izba jote,
Le t’i bier me vrap postier-e vjetër.

Dal e rri mes natës po s’gjej fjalë,
Që të gjitha fjalët janë të lashta,
Nuk e di se ç’drapër ua korri kallinjtë
Ah, or mik, u mbetet vetëm kashta…

Mbi pasqyrë të lumit hedh një kopje
Të fytyrës sime – hartë dëshpërimi,
Ti mos u tromaks tek shikon vetveten
Ti mos u thuaj: “o zot, u mbyt Qazimi….”

Si dy pika ujë na na ngjan krejt jeta,
Nesër që të dy do spjegojmë përemrat,
Një fabrikë i bën dërrasat ku do shkruajmë,
Një turjelë i mbush me vrima zemrat.

Bangat, lapsat, dhe vetminë e fshatit.
Nga një breg në tjetrin Vjosa i kopjon,
Ah, ç’po biem dëshmorë të Mërzisë
O Atdhe i dashur, pse kaq monoton?!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s