Kalendari poetik: Gabriele D’Annunzio (1863-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Gabriele D’ANNUNZIO

Kalendari poetik: Gabriele D’Annunzio (1863-1938)

Shkrimtari, poeti, dramaturgu, ushtaraku, politikani, gazetari i shquar italian, Gabriele D’Annunzio , u lind më 12 mars, 155 vite më parë. Ishte dhe figurë qendrore e rrymës së dekadentizmit, i mbiquajtur ‘Vate’, poet i shenjtë, profet. Vepra e tij la gjurmë të thella në letërsinë italiane. Ja përzgjedhja ime për datën e lindjes së ‘Vate’-s:

O DRAPËR I HËNËS SË NGRËNË!

O drapër i hënës së ngrënë
që ndrin mbi këto ujëra të shkretë,
o drapër i argjendtë, ç’frut ëndrrash
valëzon ndriçimi yt i drojtur këtu poshtë!

Gulçime të shkurtra gjethesh,
psherëtima lulesh pylli
kundërmojnë detin: nuk këndoj, nuk këlthas
zë nuk ndihet e heshtje madhe vazhdon.

Nga dashuria cfilitur, nga kënaqësitë,
popull i të gjallëve fle…
O drapër i ngrënë, ç’frut ëndrrash
valëzon ndriçimi yt i drojtur këtu poshtë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s