Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Nënës

Si hënë e plotë ti Nëna ime , jetime,
U martove me diellin tim-baba,
I gëzove të plota a to gjysëm -gëzime,
Nga kalaja shtegëtove në tjetër kala

Me fjalën tënde magjike të artë
Me sytë e t’u qiej plot dritë
Me dorën tënde netëve përkëdhelur,
Heshtja jote-perëndeshë , m’u bë rit.

 

Nëse

Nëse nga ty largohen miqtë
E të shesin a kësisoj
Ti mos u qaj tek Perënditë
Por qesh me ta që janë njësoj .

Vazhdo t’i shkruash dashurisë
Të vetmes mike që të ka mbetur
Prediko për mirësitë
Gjersa dheu s’të ka tretur.

 

Grua

Rrugë e bardhë drite
Burim dashurish mes qiejsh të rinj
Që vijnë prej diellit e mbërrijnë tek ti
Grua
Mbretëreshë që sfidon ëndrrat
Me arome jete e spërkate këtë tokë
Shi që bie fundshpirtrash
E ndryshon një botë
Grua
Muzika e këngës shekullore
Melodia jote e ka një emër
Lind në shpirt e jeton në zemër
Grua,
Udha e Qumeshtit
Jeta ka tëndin emër.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s